Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Harresa, çfarë e shkakton? Kush preket më shumë?

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Harresa, çfarë e shkakton? Kush preket më shumë?

Humbja e kujtesës  është një problem gjithnjë e në rritje. Sipas ekspertëve neuropsikiatër,  kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm si dhe shprehitë.  Informacioni personal është ai që e dimë ne dhe shpesh e mbajmë vetëm për vete dhe duhet shumë mirëbesim kur e shprehim. Informacioni i përgjithshëm përfshin njohuri të përgjithshme që i kemi fituar jashtë përvojave të veçanta, si p.sh. qëndrimi ynë ndaj shkollës, njohuritë tona për muzikën apo fjalori ynë. Ndërsa informacioni i shprehive përfshin aftësitë e sjelljes dhe ato të njohjes si dhënia e biçikletës apo zgjidhja e një fjalëkryqi.

Tre janë përbërësit bazë të sistemit tonë të kujtesës:

a)kodimi,

b)depozitimi

c)riprodhimi.

Hapi i parë është kodimi, procesi i futjes se informacionit në sistemin tonë të kujtesës. Pasi informacioni është koduar, ose futur në kujtesën tonë, neve na duhet ta depozitojmë atë. Në qoftë se nuk e depozitojmë ajo harrohet. Hapi i dytë, depozitimi është proces që e mban informacionin e kujtesës për një farë kohe dhe, hapi i tretë në procesin e kujtesës është riprodhimi, nxjerrja e informacionit nga sistemi i kujtesës.

Ç’është kujtesa?

Kujtesa ndahet në atë afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Kujtesa afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të ndërgjegjshëm në një moment të caktuar. Kujtesa afatshkurtër përdoret kur duam të mbajmë mend diçka të momentit. Kujtesa afatshkurtër ka kapacitet shumë të kufizuar, kurse kohëzgjatja është rreth 30 sekonda para se ky informacion të humbasë.

Me kalimin e moshës shfaqen simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se një person ka probleme me kujtesën. Këto simptoma nuk janë të qarta sepse mund të duken krejt normale në disa situatat ose duke u bazuar në faktin se ka të bëjë mosha. Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel epidemiologjik shumë të lartë. Ka raste kur sëmundja e kujtesës e njohur si sindroma Alzheimer lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Sistemet shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës 40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës.

Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Për këtë shkak këta persona harrojnë dhe me kalimin e kohës kjo simptomë bëhet edhe më e theksuar. Një simptomë tjetër është anomia, mosgjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve.

Kush preket më shumë, gratë apo burrat?

Femrat janë më të prekura nga kjo sindromë dhe kohët e fundit në Shqipëri vihet re një rritje e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. Shumica e njerëzve mund të mbajnë në mend rreth 7 elemente informacioni për një kohë të shkurtër. Kurse në sajë të kujtesës afatgjatë, përmes përsëritjes përpunuese, njeriu është në gjendje të kodojë informacione në mënyrë që ai të hyjë në kujtesën afatgjatë.

Kohëzgjatja e kujtesës afatgjatë është e përhershme. Metoda e ruajtjes së informacionit duhet të bëhet me përsëritjen dhe përpunimin e organizimit të informacionit. E kundërta e kujtesës është harresa. Në qoftë se njohuritë e mësuara nuk përsëriten vazhdimisht atëherë ato zbehen apo harrohen tërësisht. Por nëse ajo që është mësuar përsëritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet. Te harresa ndodh inhibicionin retroaktiv ose parafrenimi i cili mund të jetë i madh ose i vogël, në varësi nga ngjashmëria.

Çfarë mund të na ndihmojë?

Leximi konsiderohet si gjimnastika më e mirë e kujtesës. Mjekët neuropsikiatër si dhe psikologët  shprehen se leximi ka qenë një këshillë e përhershme për të mbajtur kujtesën në një formë të mirë. Gjithashtu edhe aktiviteti  fizik  dhe lojrat e ndryshme shërbejnë për mbajtjen e një forme të mirë të kujtesës.

Tags: alzheimeriharresamjeksishendetiskleroza

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Shkatërrimi i 18 bazave kriminale në Tiranë, pamje nga aksioni i policisë

Shkatërrimi i 18 bazave kriminale në Tiranë, pamje nga aksioni i policisë

Ardian Çapja i shtruar te Trauma, shtohen forcat e sigurisë në hyrje të spitalit

Jepet masa ‘arrest me burg’ për Ardian Çapjan nga QSUT-ja

Spanjë-Kosovë mbrëmë ishte shumë më tepër sesa thjesht një ndeshje futbolli

Spanjë-Kosovë mbrëmë ishte shumë më tepër sesa thjesht një ndeshje futbolli







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com