Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Haremi, burim pushteti dhe ndikimi në vendimmarrjen e Perandorisë Osmane

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Haremi, burim pushteti dhe ndikimi në vendimmarrjen e Perandorisë Osmane

Nga: Veronica Parkes

Haremi perandorak i epokës osmane, ishte koleksioni i grave, shërbëtorëve, dhe konkubinave të sulltanit, të cilët ndonjëherë numëroheshin në qindra njerëz. Disa prej tyre ishin aty sa për dekor, disa përdoreshin për prodhimin e trashëgimtarëve, ndërsa të tjerat patën pushtet dhe ndikim të madh.

Termi “harem”, të sjell në mendje imazhin e një dhome të mbushur me gra të bukura, qëllimi i vetëm i të cilit ishte të kënaqte seksualisht padronin. Ky imazh, mund të jetë frymëzuar nga haremet e shekullit XVI-XVII të Perandorisë Osmane. Megjithatë, haremi ishte më shumë se sa thjesht një lodër seksuale për sulltanin.

Haremi i sulltanit osman, ekzistoi midis viteve 1299-1920. Ai përbëhej nga gratë, shërbëtorët, të afërmet gra të sulltanit, dhe konkubinat. Gratë në harem, luajtën një rol shumë më të madh se sa thjesht argëtimi i sulltanit. Disa prej tyre patën ndikim në qeverisjen e perandorisë së fuqishme osmane. Një periudhë e njohur si “Mbretërimi i Grave” ose Kadinlar Sultanatipa, i dha haremit të grave një rol të rëndësishëm brenda qeverisë osmane, duke bërë që ato të fitonin më shumë pushtet se kurrë më parë.

Harem i madh, pushtet i madh

Haremi, ishte simboli i fundit i fuqisë dhe pasurisë së sulltanit. Pronësia e tij ndaj grave dhe eunukëve, kryesisht si skllevër, tregonte pasurinë dhe fuqinë e tij. Institucioni i haremit u fut në shoqërinë turke, me adoptimin e fesë islame, nën ndikimin e kalifatit arab, të cilin osmanët synonin ta imitonin.

Shumica e burrave dhe grave brenda haremit, u blenë si skllevër për të siguruar bindjen e tyre, megjithatë disa mbetën të lirë. Gratë kryesore, veçanërisht ato të martuara, për të çimentuar aleancat personale dhe dinastike, ishin gra të lira. Skllevërit, apo edhe burrat dhe gratë e lirë u arsimuan brenda haremit.

Në fund të edukimit të tyre përkatës, burrat dhe gratë do të martoheshin me njëri-tjetrin. Më pas, burrat do të dërgoheshin për të zënë postet administrative në provincat e perandorisë. Për shkak të kësaj praktike, vetëm një numër i vogël grash, u zgjodh për t’u bërë pjesë e haremit personal të sulltanit.

Ky grup grash drejtohej nga Valide Sulltan, zakonisht nëna e vetë Sulltanit. Një numër edhe më i vogël  grash, do të zgjidheshin si favoritet e sulltanit, ose hasekis. Edhe këto gra mund të zgjidheshin për t’u martuar, ose për t’u dërguar si dhurata, për pjestarët e lartë të elitës osmane, domethënë nëse nuk kishin marrëdhënie seksuale me vetë sulltanin.

Zonja e Parë e Haremit

Gruaja më e fuqishme në harem, Valide Sulltan, do të ishte gruaja ose konkubina e babait të Sulltanit, dhe do të ngjitej në rangun e lartë brenda haremit. Asnjë zonjë e oborrit nuk mund të hynte apo dilte në lokalet e Haremit, pa lejen e Valides Sulltan, dhe eunukët e oborrit do të jepnin llogari drejtpërdrejti përpara asaj.

Valide Sulltan, ishte gjithashtu përgjegjëse për edukimin e djalit të saj me intrigat e politikës shtetërore.

Asaj i kërkohej shpesh të ndërhynte në vendimet e djalit të saj, si një anëtar i oborrit perandorak.

Gratë e tjera më të fuqishme në Harem, do të ishin konkubinat që ishin ngjitur në hierarki, për të arritur titujt e Gözde (më të preferuarës), Ikbal (Fatlumes) ose Kadin  (Gruas/bashkëshortes).

Tradicionalisht, sulltani mund të kishte vetëm 4 gra si të preferuarat e tij, dhe ato kishin një status të barabartë me bashkëshortet e ligjshme të sulltanit, brenda hierarkisë së Haremit. Këtyre grave iu jepeshin apartamente brenda pallatit, si dhe shërbëtorë dhe eunukë.

Funksioni riprodhues i Haremit

Zakonisht, Haremi i konkubinave, sëbashku me gratë e ligjshme të sulltanit, u përdor për qëllime riprodhimi. Ai shërbeu, për të theksuar fuqinë patriarkale të sulltanit. Sidoqoftë, gratë skllave, ndryshe nga gratë e ligjshme, nuk kishin një linjë të njohur trashëgimie. Gratë e ligjshme, druheshin të kishin një interes të caktuar në promovimin e djemve të tyre, duke çuar në sjellje të pandershme ndaj sulltanit. Prandaj, konkubinat ishin më të besueshme, kur vinte puna për lindjen e djemve, pasi ato nuk mund të kishin interes në këtë promovim të fëmijëve të tyre, sepse kjo s’do të kishte efekt mbi to si nëna.

Përmes kësaj praktike, konkubinat u konsideruan si një burim më legjitim i djemve, pasi nuk kishte asnjë mundësi për tradhëti. Ndërsa konkubinat mund të fitonin favorin e sulltanin, ato nuk mund të ngjiteshin kurrë në pushtet, apo të fitonin legjitimitet brenda familjes mbretërore.

Punësimi i eunukëve

Ndërsa këto gra luajtën një rol të rëndësishëm brenda haremit, ata ishin vetëm gjysma e ekuacionit. Eunukët ishin gjysma tjetër integrale e haremit. Eunukët, konsideroheshin më pak se burra, për shkak të gjymtimit të organeve të tyre gjenitale. Si të tillë, ata nuk mund të tundoheshin nga gratë e haremit, dhe prandaj do t’i qëndronin besnikë sulltanit, dhe nuk përbënin ndonjë kërcënim për “shenjtërinë” e Haremit.

Eunukët ishin zakonisht skllevër ose robër lufte, që do të kastroheshin para pubertetit, dhe të dënuar do të kishin një jetë si shërbëtorë. Të gjithë eunukët, u kastruan rrugës për në tregjet e skllevërve, nga të burgosurit e tyre të krishterë ose hebrenj, sepse Islami e ndaloi praktikën e kastrimit, por jo përdorimin e skllevërve të kastruar.

Ngjashëm, skllavet femra të Haremit, do të përbëheshin kryesisht nga vajzat e bardha të krishtera, duke qenë se gratë muslimane e kishin të ndaluar të bëheshin konkubina. Brenda Haremit, kishte një hierarki të eunukëve, ashtu si hierarkia e grave: të parët ishin eunukët zezakë, ndërsa nivelet e dyta dhe të treta prireshin të përbëheshin nga skllevër të bardhë dhe shërbëtorë.

Ky dallim lidhet drejtpërdrejt me nivelin e gjymtimit të organeve gjenitale të meshkujve. Kategoria e eunukëve zezakë, do të kishte të hequr si penisin ashtu edhe testikujt, ndërsa skllevërit e bardhë do të mbeteshin me testikujt e tyre, me vetëm një pjesë të penisit të hequr. Për këtë arsye, eunukët zezakë shërbenin në harem dhe i mbronin gratë. Ndërkohë eunukët e bardhë do të mbaheshin larg grave, dhe do të caktoheshin në role të ndryshme shërbimi brenda qeverisë.

Pikëpamja perëndimore mbi Haremin

Në historinë e mëvonshme të Perandorisë Osmane, Haremi u romantizua nga Perëndimi i krishterë. Në vitin 1861, piktorja franceze Henriet Brune, që e shoqëroi bashkëshortin e saj në një udhëtim diplomatik në Stamboll, bëri bujë kur ekspozoi një nga pikturat e saj në Paris, që përshkruante jetën në brendësi të një Haremi perandorak.

Ndryshe nga idetë tona moderne mbi Haremet, kjo pikturë përshkruante një skenë mjaft të hijshme të grave të mbuluara me rroba të gjata, që bisedonin nën një dhomë me harqe të zbukuruara. Por, kjo u konsiderua si pikëpamja e parë e një haremi nga Perëndimi. Për shkak të kësaj ndjesie, Haremi shihej si një atraksion turistik, derisa Perandoria Osmane u shemb zyrtarisht në vitin 1920. / bota.al

 

Tags: haremiperandoria osmanesulltani

TË LIDHURA

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë
Bota

Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë

14:13 | 26/06/2025
Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador
Bota

Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador

13:32 | 26/06/2025
Next Post
Nuk e mbajnë nervat, kinezi i vërsulet televizorit pas eliminimit të Barcelonës

Nuk e mbajnë nervat, kinezi i vërsulet televizorit pas eliminimit të Barcelonës

Nëse nuk shkon te Interi, Hysaj bashkohet me “njeriun e cigareve” të gjiganti italian

Nëse nuk shkon te Interi, Hysaj bashkohet me “njeriun e cigareve” të gjiganti italian

Peqin/ E lidhin dhe e dhunojnë, çifti i bashkëshortëve grabisin tregtarin

Peqin/ E lidhin dhe e dhunojnë, çifti i bashkëshortëve grabisin tregtarin

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

by mirseda
16:39 | 26/06/2025
0

Të ndihmuar nga tetë avionë, pesë helikopterë, 90 zjarrfikës u dislokuan në zonën Palaia Foakaia në tentim...

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

16:36 | 26/06/2025
Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

Matura Shtetërore, publikohen vlerësimet e provimit të Matematikës

16:21 | 26/06/2025
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, taksia me turistët britanikë del nga rruga

16:18 | 26/06/2025
Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

Temperaturat e larta, ja disa këshilla se si duhet të mbrohemi

16:16 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com