jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Haram apo harem?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Haram apo harem?

Nga Edmond Tupja

Sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), fjala “haram” ka dy kuptime: 1. “diçka e padrejtë a e palejueshme ose e pamerituar”, 2. “njeri i prapë”. Sipas të njëjtit fjalor fjala “harem” ka vetëm një kuptim: “banesë e veçantë për gratë myslimane të sulltanit”, por ajo shënjon përmbledhtas edhe “gratë e kësaj banese”.

Nga ana tjetër, fjalori i gjuhë frënge “Le Petit Robert” (Paris, 2004), na mëson se fjala “haram” është me prejardhje arabe dhe ka kuptimin “diçka që ligji ia ndalohen dikujt, diçka e shenjtë”. Kurse lidhur me fjalën “harem”, i njëjti fjalor na mëson se kjo fjalë shënjon, së pari, “Apartamentin e grave (të një personalitet mysliman)” dhe sjell këta shembuj: “Haremi i pallatit të sulltanit” dhe “Eunukët që shërbejnë në një harem”; së dyti, sipas të njëjtit fjalor, fjala “harem” shënjon edhe “tërësinë e grave që jetojnë në harem”.

Patjetër që sidomos lexueset dhe kryesisht lexuesit e mi me kulturë, duke u nisur nga vetë titulli i këtij shkrimi, ku bie haptas në sy ngjashmëria e madhe midis dy fjalëve të tij thelbësore, mendojnë – dhe jo pa të drejtë – se duhet të ketë një lidhje midis termit “haram” dhe atij “harem”. Kjo lidhje, në fakt, del tërthorazi nga prejardhja e fjalës “haram”, të cilën e shpjegon fjalori “Le Petit Robert”, sepse, në ato vende ku haremi ekzistonte dikur apo ekziston ende sot, ligji ia ndalonte çdo mashkulli tjetër hyrjen në haremin e sulltanit, me përjashtim të eunukëve, pra, siç na e shpjegon këtë fjalë “Fjalori i gjuhës shqipe”, të atyre meshkujve të tredhur që ruanin gratë e haremit ose u siguronin atyre të gjitha shërbimet e nevojshme me përjashtim të marrëdhënieve seksuale që ishin privilegji ekskluziv i sulltanit.

Tek kaloja këto ditë te sheshi para Kuvendit tonë tragjikomik të tronditur në nga protesta popullore, sesi m’u kujtua fjala arabe “haram”, shkronjat e së cilës, me përjashtim të së parës, më lëvizën në ekranin e kujtesës për t’u rreshtuar sipas një rendi tjetër dhe unë arrita të lexoja fjalën “rama(h)”, që më solli në mendje mbiemrin e Kryeministrit tonë! Pastaj, pas disa sekondash, në ekranin e kujtesës lexova “Rama-ah”, që, në çast, u transformua në “Ah, Rama!”. E tmerrshme, besomëni, e tmerrshme qenka kur zbulon se mbiemri i Kryeministrit tonë të nderuar, por gjithnjë e më pak të adhuruar (siç e dëshmojnë protestat e përjavshme para Kuvendit), paska një lidhje të pamohueshme me fjalën e frikshme “haram”. Po, po, një lidhje të pamohueshme, sigurisht, veçse fatkeqe tashmë në kohë dhe në hapësirë, sepse realiteti i këtyre ditëve dhe i këtij vendi po vërtetojnë se Kuvendi është kthyer… është kthyer…kthyer në… në… në harem! Po, po, në harem, ngaqë atje nuk u lejohet protestuesve të hyjnë dhe as ish-deputetëve të opozitës, sidomos mbas djegies së mandateve nga shumica e tyre. Po kujt i lejohet ende? Sigurisht vetëm deputetëve të pozitës, që i rrinë sus e gatitu dhe i thonë lepe e peqe zotit Rama! Oh, seç m’u kujtuan eunukët e haremeve të Sulltanit në kohërat e hershme të pushtimit otoman të vendit tonë! Kuvendi ynë sot gjendet kryekëput nën urdhrat e zotit Kryeministër, e atij që, para disa javësh, një numër analistësh e kanë cilësuar pikërisht si sulltan, ndër të tjera! Oh, sa e hidhur, farmak e pelin na qenka e vërteta!

Gjithsesi, o lexueset dhe lexuesit e mi me kulturë, le t’i relativizojmë gjërat. Një gjë është e sigurt: midis pushtetit dhe seksualitetit ka një lidhje të pathërrmueshme që shumë psikanalistë e kanë vënë në dukje prej gati një shekulli (A nuk përmban vetë fjala “pushtet” fjalën “pusht”?). Prandaj, në fund të fundit, edhe zoti Kryeministër me deputetët e tij, edhe deputetët renegatë të opozitës që kanë kënaqësinë, privilegjin, nderin e fatin të mbyllen, duke u shkartisur midis tyre, në Kuvendin e shndërruar në harem, duhet të ndihen të lumtur e të përhumbur në (s)ekstazë taze teksa shijojnë frytet e dashurisë së tyre të pafund për pushtetin, këtë drogë të magjishme që ata pandehin se i bën organizativisht e orgazmatikisht të pavdekshëm!

Tags: Edmond Tupjaharamharem

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putini

Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putini

Bluzat e bardha të QSUT në protestë kundër dhunës: Ndihemi të kërcënuar

Bluzat e bardha të QSUT në protestë kundër dhunës: Ndihemi të kërcënuar

Terror në Tiranë/ IMT tenton të shembë dy banesa, banorët përplasen me policinë

Terror në Tiranë/ IMT tenton të shembë dy banesa, banorët përplasen me policinë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, kapet autori i dyshuar në Durrës
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, kapet autori i dyshuar në Durrës

by mirseda
10:27 | 23/03/2026
0

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u njoftuan mbi një plagosje me armë zjarri...

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje

09:28 | 23/03/2026
Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, tre viktima nga përplasja kokë më kokë e dy makinave

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, tre viktima nga përplasja kokë më kokë e dy makinave

09:11 | 23/03/2026
Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

09:05 | 23/03/2026
Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

08:56 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com