E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Eksperti amerikan: Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putini

Eksperti amerikan i politikës së jashtme David Phillips, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Sipas Phillips, presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm.

Eksperti amerikan kundërshton pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton gazeta Zëri.

David L. Phillips, i cili ka qenë këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka deklaruar për “Zërin” se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një marrëveshjeje që do ta transformonte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq.

Ai ka shtuar se mbështetja e idesë për ndarje të Kosovë gjithashtu i përshtatet qëllimit strategjik më të gjerë të Rusisë, pasi që, siç thotë Phillips, do t’i nxisë përçarjet në shoqërinë kosovare që mund të rezultojë në dhunë, duke diskredituar kështu projektin e Kosovës.

“Presidenti Thaçi është mashtruar nga Vuçiç dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm. Kjo nuk është zgjidhje. Rregullimi i kufirit do ta dobësojë Kosovën dhe do të krijojë ndarje në shoqërinë kosovare”, shprehet Phillips.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Arrestohet gruaja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny

Bashkëshortja e udhëheqësit opozitar rus Alexei Navalni, u arrestua sot gjatë operacioneve të forcave ruse të rendit kundër protestuesve në mbarë vendin. Yulia Navalnaya konfirmoi...

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë,...

Nuk mund ta mundësh dot Edi Ramën me armët e veta

Nga: Alfred Peza Lulzim Basha ka disa ditë që po rreket të bëjë fushatë elektorale, përmes një qasje “të re”, ku Edi Rama e ka...

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion” Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga...

Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për koncesionet në Tiranë

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të...