Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Haradinaj: Serbia të njohë shtetin e Kosovës në fund të bisedimeve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analistët: Haradinaj dështoi në përpjekjen e parë për koalicion

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë por me qëllimin e vetëm që Serbia në fund të këtyre bisedimeve të njoh shtetin e Kosovës. Në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë në Korçë, Haradinaj tha se është pro dialogut me Serbinë, por që të jetë e pranishme dhe Amerika, ai tha se vetëm me dialog mund të ketë rezultate konkrete. Kryeministri i Kosovës, vlerësoi rolin e Shqipërisë në punën e bërë midis dy vendeve dhe tha se Shqipëria do të jetë aleati kryesor për fuqizimin e Kosovës në rajon.

“Jemi të vendosur me dialogun me Serbinë por ky dialog duhet të sjellë njohjen e Kosovën nga ana e Serbisë sepse ndryshe kush është e gjithë esenca e këtij dialogu. Besoj se do të kemi mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e shtetit të Kosovës në rajon por dhe njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete”, tha Haradinaj në deklaratën në media.  

Fjala e plotë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj
Këtë takim të dy qeverive tona po e mbajmë në qytetin e Korçës, qendrën e Rilindjes sonë kombëtare, qytetin e shkollës së parë shqipe, dhe po ashtu në 150 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ky vit po ashtu është viti mbarëkombëtar i Skënderbeut, i shpallur nga qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Rama. Ky vit pasqyron në vetvete ëndrrën tonë euro-atlantike, të cilën më së miri e realizojmë së bashku. Shfrytëzoj rastin që në këtë takim të dy qeverive, të përcjell disa arritje të qeverisë së Kosovës në këtë kohë të shkurtër. Së pari, axhenda europiane e Kosovës është integruar dhe tashmë është program qeverisës i vendit. Njëkohësisht në një axhendë shumë të vlefshme për ne, siç është anëtarësimi në NATO i Kosovës. Jemi seriozë, po punojmë me partnerët tanë, dhe besoj se jemi në drejtimin e duhur.

Do të kemi transformimin e forcës sonë në Forca të Armatosura të Kosovës. Ne i kemi kushtuar shumë rëndësi forcimit të rendit dhe ligjit, sidomos dhënien më shumë fuqi në bazë të mandatit ligjor, gjithë mekanizmave të rendit dhe të ligjit. Kemi përkrahur këshillin gjyqësor, këshillin e prokurorisë, mekanizma të tjerë, dhe mund të them se sot në Kosovë parametrat flasin për më shumë rend dhe ligj. Ajo që mbetet sfidë për Kosovën është lufta ndaj korrupsionit, një e keqe e re që e rrezikon Kosovën në shumë drejtime. Ne jemi fokusuar në punën në ekonomi, e sidomos të fokusuar tek prodhuesit e vegjël dhe të mesëm, me politika fiskale lehtësuese për ta, po kështu edhe me një paketë ligjore në vend.

Ne na mbetet të bëjmë më shumë punë në drejtim të logjistikës, krijimit të mundësive për investime, pra infrastruktura e nevojshme. Po punojmë në forcimin e Kosovës, në planin e brendshëm edhe pse vendi përballet me shumë sfida, të cilat janë specifike, edhe për faktin se është ende një shtet i ri, dhe ka çështje të pambyllura. Por po them se jemi të vendosur për dialogun me Serbinë, por atë tashmë e shohim në momentin final, dhe mendojmë se mbyllja e dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe që dialogu të arrijë epilogun ne e shohim të nevojshme pjesëmarrjen e SHBA. Pra dialogun e shohim të lehtësuar nga BE dhe SHBA.

Në planin rajonal ne jemi të interesuar që të thellojmë marrëdhëniet me të gjitha vendet fqinje, dhe besoj i kemi dërguar sinjalet e duhura, dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në planin ndërkombëtar, Kosova ende është në vështirë në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare, në organizime të kësaj natyre, në marrjen e njohjeve, dhe këtu dëshiroj të kërkoj edhe njëherë dhe të apeloj se vetëm sëbashku edhe Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën, në këto procese që janë me shumë rëndësi për forcimin e pavarësisë së vendit. Ne duke punuar për ta forcuar Kosovën, rritim respektin për vetveten, por edhe vetëbesimin tonë sepse vitin që vjen jemi 10 vite shtet.

Forcimi i Kosovës, por edhe si shtet në Ballkan, arrihet më mirë me bashkëpunim mes dy vendeve tona, ndaj puna e mirë që keni bërë i nderuar kryeministër për arritjet e këtij takimi, dhe njëkohësisht puna e bërë e avancuar, që do të çojë në të ardhmen e afërt deri në unifikimin e doganave, mendoj se na bën të ndihemi krenarë. Por kjo nuk mjafton. Unë e di se populli i Kosovës, populli i Shqipërisë dhe të gjithë ne, presin më shumë nga ne, dhe të gjithë ne prej këtu do të vazhdojmë me punët që na presin dhe që janë shumë. Me punë nderojmë sakrificën për liri të gjithë brezave, me punë nderojmë përgjegjësitë që kemi dhe vetëm me punë do të marrim respektin nga të gjithë.

Tags: bisedimeveharadinajKosovësnë fundSerbiashtetintë njohë

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Partizani-Skënderbeu/ Formacionet zyrtare

Partizani-Skënderbeu/ Formacionet zyrtare

Presidenti i FIA, Jean Todt: Ferrari humbet nëse largohet

Presidenti i FIA, Jean Todt: Ferrari humbet nëse largohet

Basha thirrje BE-së dhe SHBA-ve: Ushtroni presion ndaj Ramës, po kërcënon drejtësinë!

Basha flet për studim të BE-së mbi shitblerjen e votës, por nuk publikon asnjë dokument







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com