Gjatë takimit me Ramën, Haradinaj tha se i mbështet të gjitha nismat e qeverisë shqiptarë në kuadër të Vitit të Skënderbeut, ndërsa garantoi që të dyja qeveritë do bashkëpunojnë dhe garantojnë që shqiptarët të ndihen më pranë njëri-tjetrit.
FJALA E HARADINAJT:
Kosova ka një rrugë të vështirë të etapave të saj, por e ka ndjerë që nuk është vetëm. Në fakt, edhe në momentet me të ndjeshme, s’kemi mbet vetëm.
Populli i Shqipërisë ka qenë me ne në çdo kohë.
Sot Kosova e ndjen përgjegjësinë e vet si shtet i ri, por e ndjen edhe pjesën e punës, të obligimeve që ka për shqiptarët.
Na vjen shumë mirë që në këtë nder na jepni mundësinë që të jemi bashkë në një vit të angazhimeve të përbashkëta, mënyra si e keni konceptu vitin e Skënderbeut është shumë e mirë, ka zhvillime në baze të cilave kur ta përmbyllim vitin mundem me thanë që kemi vepru në të mirën e shqiptarëve.
Do kontibuojmë dhe sigurojmë gjithë bashkëkombasve që ta ndjejmë njëri-tjetrin më afër.
Jam i sigurt se kujdesi mund t’i bëjë ata ta ndjejnë më shumë atdheun,në të gjitha sfidat e tjera që na presin.
Ju falënderoj për temat që identifikuat më herët që mendoj se mund t’i përmbyllim në mbledhjen e qeverive më 27 nëntor në Korçë./ Tirana Today