Ashtu siç ishte njoftuar, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Kjo është vizita e parë e Haradinajt që pas marrjes së detyrës së re, ndërsa aktualisht po zhvillohet ceremonia ushtarake e mirëseardhjes, në Pallatin e Brigadave.
Më pas axhenda do të vijojë me takimin e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj dhe delegacionet e të dy vendeve.
Ndërkohë, në orën 11:00 do të zhvillohet takimi inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Sakaq, takimi mes dy liderëve do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të zhvillohet në orën 11:30.
Po ashtu, Haradinaj pritet të takohet me presidentin e Republikës, Ilir Meta në 12:20, në ambientet e Presidencës dhe më pas ai do të largohet drejt Malit të Zi, ku do të diskutojë mbi demarkacionin.