Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Haradinaj i fton të bisedojnë, Vetëvendosje dhe LDK refuzojnë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Haradinaj: SHBA të ndërhyjë, situata në Ballkan e paqëndrueshme

Kandidati i propozuar për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë liderëve të partive politike, parti këto që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për krijimin e qeverisë së re.

Ai e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin e dytë të dalë nga zgjedhjet, që të diskutojë për formimin e qeverisë, ndonëse kjo e dyta ka dalë me qëndrimin se Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë e ardhshme. Nisur nga e drejta kushtetuese që i jep, koalicionit PAN, si fituese i zgjedhjeve, të drejtën për formimin e Qeverisë, Haradinaj ka ftuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe dhe subjektet tjera joserbe që të bisedojnë dhe në afatin, sipas tij, sa më të shkurtë kohorë të formojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës.

Për të martën, Haradinaj ka ftuar në takime të ndara kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Haradinaj, gjatë një takimi me media, ka thënë se u ka propozuar liderëve të partive politike që t’i zhvillojnë takimet në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj: Kam shkruar letra dhe u kam dërguar sot Lëvizjes Vetëvendosje, koalicionit që ka garuar me LDK-në, Listës Serbe, komuniteteve joserbe, me qëllim që deri sot një javë të mund ta mbajmë seancën konstituive (të Kuvendit) dhe pas seancës konstituive, menjëherë ta mbajmë edhe seancën për formimin e Qeverisë, pra për votimin e Qeverisë. Si i propozuar përparësi i jap një koalicioni sa më të gjerë me subjekte politike, duke u bërë thirrje të sinqertë deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që ta përkrahin Qeverinë që ua propozojmë.

Por, Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, duke komentuar ftesën nga zoti Haradinaj, thotë se ky i fundit nuk mund të bëj thirrje për konstituim të Kuvendit, për shkak se ai ende është vetëm një nga tre kandidatët për kryeministër, të propozuar nga subjektet e ndryshme politike. Ndërkaq, lidhur me ftesën e Haradinajt për formimin e Qeverisë së re, Pantina thekson se nuk ekziston arsye që Lëvizja Vetëvendosje t’i përgjigjet kësaj ftese.

Pantina: Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk është mbledhur, nuk e ka shqyrtuar një kërkesë të tillë. Megjithatë, ne e kemi kandidatin tonë dhe nuk e shoh të arsyeshme që ne t’i përgjigjemi thirrjes së zotit Haradinaj. Ne do të presim që zoti Haradinaj, nëse do të jetë i mandatuar nga Presidenti, ta konsumojë të drejtën e tij për të tentuar ta bëj Qeverinë dhe menjëherë pas kësaj, radha do të na kalojë ne. Në fakt, ne tashmë kemi filluar bisedimet me LDK-në, që bashkërisht të bashkëqeverisim në katër vjetët e ardhshëm.

Edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka konfirmuar se ka pranuar një letër prej kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ftesën e Haradinajt për takim, në mënyrë të prerë e ka refuzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka thënë se nuk do të shkojë në një takim të tillë.

Mustafa: Jo, sepse nuk kemi fare nevojë për takime të tilla. Ne si LDK jemi deklaruar qartë edhe si koalicion, se nuk do të hyjmë në asnjë marrëveshje tani me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata e kanë të drejtën, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që të procedojnë. Ne presim që ata t’i kryejnë të gjitha proceset demokratike që duhet t’i bëjnë. Grupi jonë parlamentar, përkatësisht deputetët e koalicionit tonë, do të marrin pjesë në mbledhjen konstituive dhe Kuvendi do të marrë vendim meritor.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është hapur rruga që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e qeverisë së re të Kosovës, raporton REL.

Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në rast se zoti Haradinaj, dështon t’i marrë mbi gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për formimin e Qeverisë së re, atëherë procedura përsëritet brenda dhjetë ditësh. Hera e dytë, mbetet në diskrecionin e Presidentit që të vendosë se kujt do t’ia jap mandatin, pa kufizimin që mandatin t’ia japë partisë së dytë apo të tretë, varësisht nga subjekti politik, i cili ia dëshmon Presidentit se ka numrin e nevojshëm të votave për ta zgjedhur Qeverinë, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme.

Tags: haradinajI ftonIsa MustafaLDKVetevendosjeVisar Ymeri

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Ndërhyrjet në zgjedhje/ Djali i Trump ndryshon deklaratën: Rusja nuk më dha asgjë

Ndërhyrjet në zgjedhje/ Djali i Trump ndryshon deklaratën: Rusja nuk më dha asgjë

Thënie frymëzuese të njerëzve të famshëm

Thënie frymëzuese të njerëzve të famshëm

BE-ja financon projekte për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor

BE-ja financon projekte për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë
Showbizz

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

by mirseda
20:18 | 28/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka pësuar një aksident rrugor në orët e...

Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

20:16 | 28/10/2025
3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin

3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin

19:55 | 28/10/2025
Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit

Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit

19:33 | 28/10/2025
Vrasja në Kalanë e Beratit: Kristo Mema goditi me thikë 42-vjeçarin pas një konflikti për kalin

Vrasja në Kalanë e Beratit: Kristo Mema goditi me thikë 42-vjeçarin pas një konflikti për kalin

19:31 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com