Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Hapen aplikimet për Shkollën e Policisë, kriteret dhe dokumentet që duhen dorëzuar

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hapen aplikimet për Shkollën e Policisë, kriteret dhe dokumentet që duhen dorëzuar

Ditën e sotme kanë nisur aplikimet për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të policisë, për patrullë të përgjithshme.

Aplikimet të cilat do jenë të hapura deri me 3 gusht, do të dorëzohen pranë drejtorive vendore, pranë të cilave do të bëhet dhe tërheqja e formularëve. 500 vendet e lira do të ndahen në dy kurse, në periudhat tetor 2019 deri në prill 2022 dhe maj 2020 deri në nëntor 2020.

Për të ndjekur studimet për patrullë të përgjithshme, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e aplikimit, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, të cilët më pas do ndjekin procedurën për përzgjedhjen e tyre shqyrtimin e dokumentacionit dhe më pas të ndjekin fazat e konkurrimit.

Për sa i përket kritereve të aplikimit, konkurrentët duhet të jenë shtetas shqiptar, të mos jenë përjashtuar nga policia, të jenë të aftë fizikisht dhe gjendje të mirë shëndetësore, të kenë arsim të mesëm, të mos jenë të dënuar më parë, dhe të kenë leje drejtimi.

Dokumentacioni që aplikantët duhet të ndjekin për të qenë punonjës policie janë: formulari i aplikimit, fotokopje e kartës së identitetit, dokument që vërteton përfundimin e arsimit, të patentës, të gjendjes gjyqësore, certifikatë familjare, vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria, raport mjeko-ligjor, fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë, dokument që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, dhe një mandat pagese të tarifës së aplikimit. Më pas për aplikantët do të ndiqet një procedurë për përzgjedhjen e kandidatëve, e cila konsiston në shqyrtimin e kritereve dhe dokumentacionet nga strukturat e burimeve njerëzore pranë policisë.

Së fundmi për të qenë pjesë e policisë duhet të ndiqen fazat e konkurrimit të cilat janë: testimi me shkrim, testimi i aftësive fizike, intervista, testi psikologjik, kontrolli shëndetësor dhe verifikimi përfundimtar për aplikantin.

Afati i shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve. Aplikanti, që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, s’kualifikohet duke u njoftuar me shkrim nga struktura e burimeve njerëzore.

TABELA

KRITERET E APLIKANTIT

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

– Formularin e aplikimit;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

– Certifikatë të gjendjes gjyqësore;

– Certifikatë familjare;

– Vërtetim nga Gjykata;

– Vërtetim nga Prokuroria;

– Raport mjeko-ligjor;

– Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);

– Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit.

FAZAT E KONKURRIMIT

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Tags: 500 vendekriteretshkolla e policise

TË LIDHURA

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

18:16 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë për kontrabandë, nën hetim një doganier
Aktualitet

Arrestohet 35-vjeçari në Kapshticë për kontrabandë, nën hetim një doganier

16:41 | 23/10/2025
Next Post
Vizat për Shqipërinë? Ambasada e Holandës zbardh përgjigjen e KE

Vizat për Shqipërinë? Ambasada e Holandës zbardh përgjigjen e KE

Sheiku ndërron jetë nga mbidoza në festën e shfrenuar (foto)

Sheiku ndërron jetë nga mbidoza në festën e shfrenuar (foto)

Pjerin Ndreu për Metën: Po dekonspiron veten lakuriq

Pjerin Ndreu për Metën: Po dekonspiron veten lakuriq







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini
Aktualitet

Po hynte në territorin shqiptar nga Rinasi, deportohet Imam Imran Hoseini

by mirseda
18:16 | 23/10/2025
0

Imami Imran Hoseini ka tentuar ditën e sotme të hyjë në Shqipëri përmes Aeroportit të Rinasit. Sipas...

Osmani: BE të shohë Ballkanin si potencial, jo si barrë

Osmani: BE të shohë Ballkanin si potencial, jo si barrë

18:15 | 23/10/2025
Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

18:12 | 23/10/2025
Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo emërohet nënkryetare e bashkisë së qytetit

17:40 | 23/10/2025
Greqi/ Përmbytet Messolonghi, reshjet dëmtojnë banesa e automjete

Greqi/ Përmbytet Messolonghi, reshjet dëmtojnë banesa e automjete

17:39 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com