Bota

Sheiku ndërron jetë nga mbidoza në festën e shfrenuar (foto)


               Publikuar në : 15:04 - 03/07/19 M. S

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër, në moshën 39 vjeçare, dhe shkak është bërë overdoza. Princi ka ndërruar jetë për shkak të një overdoze droge, gjatë një feste në apartamentin e tij, në Londër.

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi, ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah, dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.

Mediat e huaja të cilat përcjellin këtë lajm të rëndë, shkruajnë se në apartamentin e tij në “Knightsbridge” është gjetur një sasi droge e “Klasit A”. Nga ana e policisë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Një burim tjetër thotë se: “Ishte një festë e çmendur, ku disa të ftuar po merrnin substancë narkotike dhe kryenin marrëdhënie seksuale”.

Atij i është bërë sot ceremonia mortore, ndërkohë që Emiratet kanë shpallur tre ditë zije kombëtare.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT