Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Haki Çako, njeriu i Ramës që mori shkelmin e fundit të Fatmir Xhafajt

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Haki Çako, njeriu i Ramës që mori shkelmin e fundit të Fatmir Xhafajt

Profil i paautorizuar/Fatmir Xhafaj i dha sot shkelmin e fundit Haki Çakos. E kishte pritur shumë këtë çast. Letrën e këtij shkelmimi ia kishte dërguar vetë kryeministrit Rama. Ky i fundit firmosi propozimin e kërkuar prej kohësh nga Fatmir Xhafaj. 

Që ditën kur ngjiti shkallët e Ministrisë së Brendshme, Xhafaj e ktheu largimin e Çakos në objektivin e tij kryesor. Edhe pse në prapaskenë Çako kishte një njeri që e mbante fort pas karriges; kryeministrin Edi Rama.

Kjo solli shpesh përplasje midis Xhafajt dhe vetë kreut të qeverisë.

Një përplasje që të linte të kuptohej edhe në dalje publike të ministrit të Brendshëm, që tentonte ta shmangte sa më shumë të mundte Haki Çakon.

Pas ikjes me bujë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Çako kishte mbetur hallka e fundit në Policinë e Shtetit.

Ai ishte një nga lidhjet më të forta që mbante ende në këmbë strukturën e kriminalizuar të policisë dhe lidhjet e saj me mbjelljen e kanabisit.

Jo më kot opozita e cilësonte atë si “Haki Droga”. Ndërsa i ngjiteshin nga pas skandalet e trafikut të drogës.

Këto skandale kulmuan me arrestimin në Itali të kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Moisi Habilaj.

Një ngjarje që nxori në dritë më pas edhe strukturën e policisë së Shtetit si të kriminalizuar, kur sot vijojnë të jenë në arrati Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë dhe Sokol Bode, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi.

Ditën kur prokuroria kërkoi autorizim për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në qarqet e policisë përflitej se një fletë arresti ishte prerë edhe për kreun e Policisë së Shtetit.

Në këtë mënyrë, Haki Çako e kishte mbushur kupën.

Për këtë arsye, Fatmir Xhafaj, që përflitet si “njeriu i amerikanëve” i dha sot shkelmin e fundit me justifikimin se “sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”.

Policia e Shtetit gjatë qeverisjes Rama ka qenë në shënjestër të opozitës, por jo vetëm.

Sa herë që flitej për skandale, ngjarje të rënda kriminale apo edhe për vetë kanabizimin e vendit, shpesh është kërkuar koka e Haki Çakos.

Çako u emërua në krye të Policisë më 15 prill 2015. Por, kryepolici që deri dje etiketohej si “Haki Droga”, tashmë  duket se humbi edhe mbështetjen e fortë të kryeministrit Edi Rama. 

Kryeministri do të duhet t’i ketë sytë vazhdimisht tek drejtori i ri të Policisë së Shtetit dhe tek ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. 

Përgjatë këtij mandati qeverisës vetë Rama është përballur me një sërë furtunash dhe skandalesh. Njëra ndër më të bujshmet ishte trafiku i drogës dhe çështja “Tahiri”.

Kjo dosje ende nuk është mbyllur, ndërsa një tjetër sfidë është hapur për kryeministrin; Xhafaj i hoqi nga duart njeriun e tij të besuar.

Përplasja mes Ramës dhe Xhafajt, duhet të ketë qenë e tensionuar derisa kanë arritur në pikën e kompromisit, kur Xhafaj i shërbeu në pjatë “kokën” e Haki Çakos.  

Por përse vallë Çako ishte kaq i rëndësishëm për Ramën?

Ai ishte në krye të Policisë së Shtetit në periudhën më të errët të saj, kur kjo strukturë shtetërore është përgjegjëse për kanabizimin e vendit si asnjëherë më parë.

Me dhjetëra raporte të Shërbimit Informativ Shtetëror evidentojnë drejtues të policisë si të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës.

Nga ana tjetër janë shumë afera të tjera që ‘bëjnë pis’ Haki Çakon, nëse sjellim skandalin me pajisjen e përgjimeve “IMSI-Catcher”, disa ngjarje të tjera kriminale të pazbuluara si vrasje apo grabitje spektakolare, apo dhe dosjen “Balili”, dosjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën janë të implikuar drejtues të lartë të Policisë së Shtetit e shumë afera të tjera.

Largimi nga detyra i Haki Çakos mund të shërbejë si një katarsis në Policinë e Shtetit e akuzuar aq shumë që në mandatin e parë të qeverisë Rama për lidhjet me trafikun e drogës.

Se sa do të vijojë ky pastrim i policisë nga lidhjet e saj me krimin apo kemi të bëjmë me shoun dhe kompromiset e ulëta në prapaskenë, kjo mbetet për t’u parë në ditët dhe muajt në vijim. TIRANA TODAY

Tags: Fatmir XhafajtfunditHaki ÇakomorinjeriuRamësshkelmin

TË LIDHURA

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi
Politikë

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

19:37 | 28/01/2026
Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen
Aktualitet

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal
Politikë

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Next Post
Shkarkimi i Çakos, Vasili: Rama shiti ish-drejtorin!

Shkarkimi i Çakos, Vasili: Rama shiti ish-drejtorin!

Kur era iu hedh përpjetë

Kur era iu hedh përpjetë

Thikë në mes të shkollës adoleshentit

Thikë në mes të shkollës adoleshentit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi
Politikë

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

by mirseda
19:37 | 28/01/2026
0

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i shoqëruar nga një delegacion i ILD-së, zhvilloi një vizitë...

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com