E diel, 17 Janar, 2021
3 C
Tirana

Hakerët rusë përpiqen të vjedhin studimet mbi vaksinat për virusin

Qendra Kombëtare britanike për Sigurinë Kibernetike tha të enjten se hakerë të mbështetur nga shteti rus po përpiqen të vjedhin nga institucionet akademike dhe farmaceutike të botës studimet mbi vaksinat dhe trajtimin e koronavirusit.

Një deklaratë e hartuar nga Britania në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, ia atribuon sulmet grupit APT29, i njohur gjithashtu me emrin “Cozy Bear”, për të cilin ata thonë se pothuajse me siguri funksionon si pjesë e shërbimeve të zbulimit rus.

“Ne i dënojmë këto sulme të neveritshme kundër atyre që bëjnë punë me rëndësi jetike për të luftuar pandeminë e koronavirusit”, tha Paul Chichester, Drejtor i Operacioneve të Qendrës britanike për Sigurinë Kibernetike.

Qendra tha në deklaratë se sulmet e grupit janë duke vazhduar dhe se ata përdorin një larmi mjetesh dhe teknikash, përfshirë metodën “spear-phishing” apo injektimin e viruseve kompjuterike të njohura si “malware”.

“APT29 ka të ngjarë të vazhdojë të verë në shënjestër institucione që merren me studimin dhe zhvillimin e vaksinës për COVID-19n,” thuhet në deklaratë.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë në muajin maj se disa rrjete hakerësh kishin vënë në shënjestër institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që punonin për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19. Por sulme të tilla nuk ishin parë si të lidhura haptazi me shtetin rus.

Grupi i lidhur me qeverinë ruse “Cozy Bear” dyshohet gjerësisht për piratimin e serverëve të Partisë Demokrate në SHBA në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016s./VOA

Lexo edhe :   Letra e Ambasadës Franceze për Ramën, shpërthen Basha
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Inagurimi i Biden/ Mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

Një kontigjent i madh trupash të Gardës Kombëtare mbërritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të...

Bien testimet, ulet numri i të infektuarve me Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Ulja e temperaturave, Ministrja Kushi tregon si do bëhet ajrosja e klasave

Teksa temperaturat në vend janë ulur ndjeshëm, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për institucionet arsimore. Kushi shprehet se në...

A do ta bëjnë vaksinën ata që kanë kaluar Covid-19? Ja si përgjigjet Brataj

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 janar,...

Pas helmimit, lideri opozitar rus Navalny niset drejt Moskës

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është nisur nga Gjermania drejt Rusisë, ku ai mund të përballet me arrestim. “Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”,...