E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Gjyqi ndaj Zani Çaushit, Prokuroria e Korçës kundër lirimit për të fortin e Vlorës

Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi, ka kërkuar lirimin me kusht. Ai po vuan dënimin në burgun e Drenovës dhe është dënuar me burg përjetë, por kërkon të lerë qelinë.

Nesër pritet që Zani Çaushi të paraqesë në seancë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij. “Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”. Janë këto disa nga pretendimet e Myrteza (Zani) Çaushit, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare, për një sërë krimesh të kryera në vitin famëkeq 1997.

Burime për “Shqiptarja.com” thanë se Prokuroria e Korçës ka përgatitur konkluzionet përfundimtare për këtë çështje, dhe pritet që nesër ti kërkojë gjykatës, rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të depozituar nga i dënuari me burgim të përjetshëm, Myrteza Çaushi.

Kjo pasi ky i dënuar është përsëritës dhe nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale. Kërkesën për liri, Zani Caushi, e ka shfrytëzuar duke përdorur pikërisht nenin 64 dhe 65 të Kodit Penal të vjetër, i cili parashikon mundësinë për lirimin me kusht. Pra sipas Kodit të vjetër: “Vetëm në raste të jashtëzakonshme, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Co*id-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...