Natën e kaluar, karabinierët e stacionit të Romës arrestuan një shtetas shqiptar 30 vjeçar, i cili u kap në befasi, gjatë tentativës së vjedhjes së një banese, Pronari i banesës, në Via Arona, pasi dëgjoi disa zhurma të dyshimta në tarracën e ndërtesë lajmëroi menjëherë te numri “112”.
Karabinierët filluan të kontrollonin zonën derisa arritën te Via Casalotti, dhe aty vunë re dy persona që, pasi panë policinë tentuan që të iknin. Rezultati ishte një ndjekje e shkurtër që përfundoi me arrestimin e 30 vjeçarit shqiptar i cili u përpoq të kundërshtonte me rezistencë policinë, ndërsa bashkëpunëtori i tij arriti të ikë. Gjatë arrestimit, karabinierët sekuestruan dhe mjetet e përdorura nga dy hajdutë. TIRANA TODAY