Prej disa javësh reperi i njohur Stresi është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi lënde narkotike, armë dhe fishekë dhe nuk ka pranuar të dalë para gjykatës pasi nuk ka besim tek drejtësia në vend.
Megjithëse ndodhet në burg, Stresi i ka habitur të gjithë kur ka telefonuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show” dhe ka treguar se në fakt ndodhet në burgun e Fushë-Krujës.
“Live nga burgu i Fushë-Krujës. Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës”- ka thënë reperi. Ndërsa Aldo ka mbetur i habitur, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës.
“Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatën dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori. Kam ardhur këtu për tu rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë këtu. Gjithmonë djali i prapë, por djali me shpirt të mirë. Mora thjesht për të dëgjuar zërin dhe për t’ju thënë jeni shumë të mirë dhe më mungoni këtu ku jam”, – është shprehur Stresi.