Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Habit psikiatri për të riun që vrau prindërit: Është më në rregull se unë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Habit psikiatri për të riun që vrau prindërit: Është më në rregull se unë

Policia e Dibrës ka dyshime të forta se krimi në familjen Sela ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij, ka ndodhur për shkak të parave dhe se shëndeti mendor i 26-vjeçarit të jetë inskenuar prej tij pas ngjarjes së rëndë. I riu Qemal Sela dyshohet se ka debatuar nëpërmjet telefonit me familjarët e tij që kur ai ndodhej ende në kamp dhe priste deportimin. Burime nga Policia bënë të ditur se gjatë vizitës paraprake të 26- vjeçarit te mjeku psikiatër, ky i fundit është shprehur me rezerva sa i përket gjendjes mendore të të arrestuarit për vrasje.

Pas vendimit të Gjykatës që Qemal Sela të qëndronte përkohësisht në Spitalin e Burgut Tiranë, ai është dërguar për vizitë te mjekët specialistë. Oficerët që e kanë shoqëruar Qemal Selën te mjeku psikiatër thanë se janë befasuar nga sjellja e tij, totalisht ndryshe nga çfarë kishin parë në Peshkopi.

“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: ‘Ky qenka më në rregull sesa ne’.

Kjo ka bërë që hetimet të marrin drejtim tjetër, pra, të dyshohet se krimi është kryer me koshiencë. Po përdoren metoda speciale të hetimit dhe shumë shpejt do të zbardhet e vërteta. Krimi është kryer me sa duket për shkak të harxhimit të kursimeve të 26-vjeçarit. Po ashtu, ai nuk ka qenë dakord me blerjen e një objekti tjetër, çka ka bërë që familja Sela të mos kishte lekë në gjendje”, bënë të ditur burime nga Policia e Dibrës.
KONFLIKTI
Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se babai i tij, Flamur Sela, e ka pritur të birin në Rinas ditën e deportimit nga Anglia.

Por për shkaqe ende të paqarta, 26-vjeçari nuk ka pranuar të udhëtojë me makinën e prenotuar nga i ati, por ka porositur një taksi tjetër dhe ka udhëtuar i vetëm drejt Peshkopisë.

Sipas të dhënave, edhe vëllai i tij ka dalë në Maqellarë për ta pritur Qemalin, por as këtu ai nuk ka ndaluar për t’u përshëndetur me të.

Dyshohet se natën para ngjarjes debati në familjen Sela ka qenë mjaft i ashpër. 26-vjeçari ka kërkuar llogari se ku janë përdorur paratë e tij dhe a ka lekë gjendje.Nga të dhënat e siguruara nga Policia nëpërmjet marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni për krimin e rëndë, prindërit e tij, Flamur e Zeqimete Sela, i kanë thënë atij se i kishin shpenzuar të hollat e dërguara prej tij për zgjerimin e biznesit.

Madje, ata kishin blerë te një i afërmi i tyre një hotel tjetër, që përdorej po për llixha.
ARMA
Policia bëri të ditur ditën e ngjarjes, se arma e krimit ishte gjetur nga autori në mjediset e brendshme të shtëpisë dhe se familja Sela e mbante për të ruajtur biznesin. Ndërkohë, e vërteta rezulton ndryshe. Nga hetimi ka rezultuar se autori Qemal Sela, para shtatë vitesh, para se të largohej në Angli, e kishte fshehur atë në murin e shtëpisë. Madje, ai e kishte suvatuar armën në mur që të mos binte në sy. Ditën e krimit ai ka marrë çekiç e daltë dhe e ka hapur murin ku kishte fshehur armën. Pasi e ka nxjerrë atë, ai ka kryer vrasjen e dy prindërve, Flamur e Zeqimete Sela, 55 e 50 vjeç.

Tags: “vrau"habitmë në rregullPrindëritpsikiatriqëriununë

TË LIDHURA

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq
Aktualitet

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq

21:17 | 21/11/2025
Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë
Aktualitet

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

21:06 | 21/11/2025
Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

20:03 | 21/11/2025
Next Post
Plazhi i Velipojës, mbytet turisti kosovar

Plazhi i Velipojës, mbytet turisti kosovar

Galaxy X vjen në 2019, ja sa pritet të kushtojë telefoni i shumëpritur

Galaxy X vjen në 2019, ja sa pritet të kushtojë telefoni i shumëpritur

Shpërthen Trebicka: Bijtë e ku*vës të mos e kruajnë me Teatrin

Shpërthen Trebicka: Bijtë e ku*vës të mos e kruajnë me Teatrin







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq
Aktualitet

Reshjet intensive të shiut, rrezikohet të çahet argjinatura e lumit në Maliq

by mirseda
21:17 | 21/11/2025
0

Në fshatin Sheqeras, në bashkinë Maliq, është paralajmëruar një rrezik serioz: argjinatura e lumit dytësor që vjen...

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

Shirat rrisin prurjet në Fier, rrezik përmbytjeje në Vjosë

21:06 | 21/11/2025
Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

20:21 | 21/11/2025
Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

Aksident i rëndë në afërsi të Rrëshenit, një i vdekur dhe disa të plagosur

20:03 | 21/11/2025
Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

Më 28 dhjetor zgjedhjet/ KQZ miraton afatet, 12 ditë fushatë elektorale në Kosovë

19:43 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com