Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i ka kërkuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla të arrestojë Sali Berishën. Kështu deklaroi sonte në mbrëmje ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për Abc News.
Berisha tha se e beson 100% këtë gjë, pasi ai është në dijeni të një rasti tjetër. Sipas Berishës, Vlahutin i kishte kërkuar Llallës të arrestonte Berishën, ndërsa ish-kryeprokurori e tregoi këtë gjë tek ish-presidenti Nishani. Berisha hodhi akuza të tjera ndaj Vlahutin, e cila sipas tij, ka një berishofobi më të madhe sesa vetë Edi Rama.
“Zoti Llalla i ka thënë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani se zonja ka ardhur në zyrë dhe ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë në fakt e kisha marrë vesh këtë fillimisht nga ambasadorë të huaj, por as nuk e kisha vlerësuar as se kisha vu fare. Kur para se t’ia thoshte Adriatiku presidentit Nishani, të paktën një vit më përpara, i thotë njërit se ajo, me fjalë zhvlerësuese për të, por unë nuk e kisha vlerësuar. Tani a e besoj unë atë? 100 për qind”, u shpreh Berisha.
Më tej, ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se Vlahutin u ka kërkuar para disa muajsh disa ambasadorëve të shkojnë në zyrën e saj pa telefona pasi mund të regjistrohen nga Sali Berisha
“Ajo duhet të ketë një Berishofobi njëqind herë më të madhe se Edi Rama” u shpreh Sali Berisha.