Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gulf mashtroi SHISH-in! Si institucioni që ruan sigurinë kombëtare ra viktimë e tollonave fiktive

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gulf mashtroi SHISH-in! Si institucioni që ruan sigurinë kombëtare ra viktimë e tollonave fiktive

Kompania e karburanteve GULF në Shqipëri nuk ka mashtruar vetëm qytetarët shqiptarë, duke u shitur mijëra tollona fiktive, por edhe institucionet që hetojnë këto veprimtari të paligjshme. Pjesë e mashtrimit, sipas dokumentit ekskluziv të siguruar nga Report Tv, ka rënë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror me plot 3310 litra karburant të parapaguar, por që nuk mundi të shfrytëzohej kurrë, pasi menjëherë më pas, kompania shpalli falimentin.

Në skemën e mashtrimit me tollonat fiktive nga kompania Sun Petrolium Albania njohur edhe si GULF, nuk ka rënë vetëm qytetarët, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dokumentin ku rezulton se GULF i shiti SHISH-it, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimit Informativ Durrës, 3310 litra karburant duke i marrë paratë, por pa i dhënë karburant, pasi menjëherë pas shitjes së tollanave, kompania shpalli falimentin duke u larguar nga Shqipëria.

Karburanti i blerë me parapagim nëpër distributor shërbehet me tollona çka rezulton se në skemën e mashtrimit me tollona ka rënë edhe SHISH.

Kjo sasi karburanti ishte kontraktuar nga SHISH e ndarë në 2233 litra naftë  dhe 1077 litra benzinë, por SHISH pak muaj pas nënshkrimit të kontratës me GULF nuk e ka marrë mallin e parapaguar.

Nga dokumenti i siguruar rezulton se “Drejtoria e SHISH Durrës, me cilësinë e Autoritetit Kontraktor, ka lidhur me shoqërinë “Sun Petroleum Albania” sh.p.k, kontratë furnizimi nr. 82/2, date 07.06.2017 me objekt: “Blerje karburanti-gazoil lO ppm ULSD dhe benzine pa plumb,me kartë elektronike”

E teksa kompania kishte nisur problemet e saj, SHISH si një ndër institucionet përgjegjëse për hetimin e paligjshmërive, nuk ka zbuluar asgjë të tillë deri sa njësoj si qytetarët kur ka shkuar në pikat e karburanteve i ka gjetur ata të mbyllura dhe nuk ka marrë furnizim.

“Kontrata është ekzekutuar deri më datëa 19.04.2018. Prej kësaj date e në vazhdim, te gjitha pikat me karburant të këtij kontraktuesi janë të bllokuara dhe nuk kanë bërë furnizimin me karburant të automjeteve të SHISH”, – thuhet në dokumentin e siguruar nga Report Tv.

Kjo sasi e ndarë në gasoil dhe benzinë është paguar nga SHISH Durrës në dy këste edhe pse malli nuk ishte dorëzuar pranë institucionit të rëndësisë së veçantë.

Më datë 12.06.2017, me vlerë 646, 949.00 lekë është kaluar një transaksion tek GULF dhe dhjetë ditë më vonë pagesa e dytë me vlerën 287.002.00 lekë, gjithsej në total 933.951 lekë paguar brenda datës 22 qershor 2017.

Gjykata ka pranuar padinë e Shërbimit Informativ Shtetëror duke bërë sekuestro për asetet e GULF por jo për të gjithë shumën pasi sipas gjykatës SHISH ka shkelur ligjin duke paguar paradhënie një mall të cilin ende nuk e kishte marrë.

Aktualisht hetimet për skandalin e tollonave fiktive janë të hapura ndërsa në qeli nuk qëndron askush dhe gjykatat kanë nxjerrë 10 urdhër sekuestro për borxhet e pashlyera të GULF. /Shqiptarja.com

Tags: fiktiveGulfinstitucioniKombëtaremashtroiruan sigurinëSHISH-intollonaveviktime

TË LIDHURA

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga
Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:45 | 15/04/2026
E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë
Aktualitet

E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë

16:40 | 15/04/2026
Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma
Aktualitet

Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

16:32 | 15/04/2026
Next Post
Skandal në Kamëz/ Tifozët ‘pushtojnë’ fushën dhe gjakosin arbitrin (Video)

Skandal në Kamëz/ Tifozët ‘pushtojnë’ fushën dhe gjakosin arbitrin (Video)

Lidhja me Matën dhe largimi në Austri, çfarë tha Elvana Gjata për vrasjen në ish-Bllokut

Lidhja me Matën dhe largimi në Austri, çfarë tha Elvana Gjata për vrasjen në ish-Bllokut

Djali kërkon të ëmën por i ati nuk i tregon adresën: Ajo nuk të donte (Video)

Djali kërkon të ëmën por i ati nuk i tregon adresën: Ajo nuk të donte (Video)







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga
Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

by mirseda
16:45 | 15/04/2026
0

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kanosur me armë zjarri dhe më pas i ka përplasur...

E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë

E rëndë në Tiranë: 44-vjeçari gjendet i pajetë në shkallë

16:40 | 15/04/2026
Superliga, përcaktohen datat e “Final Four” dhe shpërblimet financiare

Superliga, përcaktohen datat e “Final Four” dhe shpërblimet financiare

16:34 | 15/04/2026
Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

Konfirmohet murtaja e bagëtive në Bulqizë, asgjësohet ferma

16:32 | 15/04/2026
Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

Dhjetë minutat e fundit sjellin gjithmonë telashe, Bylisi në ankth për mbijetesën para Partizanit

16:30 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com