Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Guardiola mban vendin e parë, Mourinho…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Guardiola mban vendin e parë, Mourinho…

Pep Guardiola është numri një në qarkullim sipas një studimi të “Comunicar es ganar”. Ai është cilësuar si trajneri më me influencë në qarkullim i momentit, pasi të gjitha ekipet do të dëshironin të punonin me të. Kjo, jo vetëm sepse po dominon Premier Leaguen angleze me Manchester Cityn.

Këtu përfshihet raporti me tifozët, sa për shembull, por edhe komunikimi joverbal, lidershipi dhe marrëdhëniet me median. I dyti, pas tij, renditet Max Allegri, i cili ka lënë pas në këtë “garë” trajnerë si Zidane apo Conte.

Zlatan Ibrahimoviç e kishte kritikuar më shumë sesa një herë, gjatë dhe pas eksperiencës së suedezit me Barcelonën, por kjo nuk e pengon aspak trajnerin katalanas që të renditet në majën e podiumit, pas analizimit të 10 kategorive të ndryshme përtej rezultateve në fushën e blertë.

Në këtë vlerësim janë marrë parasysh karriera, ku analizohen vitet si trajner, titujt dhe trofetë personalë, por edhe raporti me rrjetet sociale, ose e thënë ndryshe mënyra sesi menaxhohet jeta profesionale në internet.

Veç raportit me mediet dhe komunikimit joverbal, vlerësohet prania dhe cilësia në rrjet përtej mesazheve publike, një përzierje mes të folurit dhe aftësisë së të shprehurit edhe pa përdorur fjalët. Në fund, por jo më pak të rëndësishme janë marketingu dhe raporti me tifozët, me këtë të fundit që askush tjetër nuk e arrin Guardiolën.

Gjithsesi, renditja e katalanasit nuk përbën një çudi. Ajo që të surprizon është renditja e Allegrit në vendin e dytë, aty ku nuk shfaqet Zinedine Zidane, i cili mbante vendin e parë verën e vitit të kaluar. Trajneri i Juventusit ka të njëjtën sasi pikësh me Guardiolën sa i përket karrierës, por atij i mungon komunikimi joverbal dhe marrëdhëniet me sponsorët.

Italiani tjetër, Conte, lë pas Simeonen e Atletico Madrid. Trajneri i Chelseat, edhe pse shkëlqen sa i përket lidershipit, ka një problem sa i përket marrëdhënies me mediet. Habia tjetër është që Mourinho dhe Valverde, njëri tepër i suksesshëm dhe tjetri trajneri aktual i Barcelonës, kanë mbetur jashtë “Top 5”.

Tags: GuardiolambanMourinhoparëvendin

TË LIDHURA

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar
Sport

Nga stërvitja me Ronaldon te puna në kantier, historia e ish-futbollistit shqiptar

20:21 | 21/10/2025
“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Next Post
Çelësi që hap ADN-në quhet “PAX7”

Çelësi që hap ADN-në quhet “PAX7”

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?

Shtypi i ditës, 25 janar 2018

Shtypi i ditës, 25 janar 2018







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano
Aktualitet

“Parametrat stabël”/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

by mirseda
22:07 | 21/10/2025
0

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël. Burime nga stafi mjekësor për Top...

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

Linda Rama në Londër: Shqipëria po rizbulon vendin e saj, globalizmi na ka lidhur me botën

20:55 | 21/10/2025
Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

Me kërkesë të SHBA-ve, Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

20:52 | 21/10/2025
Itali: Arrestohen dy shqiptarë; 37-vjeçari sulmon efektivët dhe zbulohet arma në makinë

Itali: Arrestohen dy shqiptarë; 37-vjeçari sulmon efektivët dhe zbulohet arma në makinë

20:40 | 21/10/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e 3.4 milionë eurove të “Toyta Yaris”

Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e 3.4 milionë eurove të “Toyta Yaris”

20:25 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com