Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Guardiola akord total me Juventusin, ja kur bëhet prezantimi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

“Juventus dhe Pep Guardiola kanë gjetur një akord total që do ta mbajë të lidhur trajnerin spanjoll me bardhezinjtë për katër vite (skadenca 30 qershor 2023), me një pagë prej 24 milionë eurosh neto në sezon”.

Është ky lajmi bombastik që ofroi dje Agjencia e Shtypit Italian (AGI), një organ i themeluar në vitin 1950 dhe që shihet si ndër më të besueshmit në Gadishullin Apenin dhe jo vetëm. Dhe sigurisht që organet e tjera mediatike italiane nuk kanë vonuar që ta shpërndajnë menjëherë këtë bombë merkatoje, madje jehona ka shkuar deri në ishullin britanik dhe më pas në të gjithë botën, duke shkaktuar një reagim të fortë, sidomos në rangjet e skuadrës kampione të Premier Ligës në fuqi.

Ndërsa Pep Guardiola prej tri ditësh është në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), për disa ditë pushime, por njëkohësisht edhe për të marrë pjesë në një turne golfi për bamirësi, AGI dhe investigimi i tyre në lidhje me akordin e mundshëm mes trajnerit spanjoll dhe “Zonjës së Vjetër” nuk ndalet vetëm te shifrat e kontratës mes palëve. Përkundrazi, ata shkojnë edhe më tej duke bërë publike (gjithmonë sipas tyre) edhe datën e firmës mes të dyja palëve, por garantojnë edhe për ditën e prezantimit në selinë juventine, konkretisht:

“Pep Guardiola do të hedhë firmën e tij në kontratën me Juventusin më 4 qershor, ndërsa dhjetë ditë më vonë, konkretisht më 14 qershor, do të vijë edhe prezantimi zyrtar përpara medias”. Si për t’i forcuar edhe më shumë këta zëra, lidhet edhe fakti se katër ditë më parë, klubi i Juventusit, me anë të një shkrese zyrtare, kishte lajmëruar se “Allianz Stadium” do të jetë i mbyllur në datën 14 qershor, për çdo vizitor të mundshëm. Në shpjegimin e ofruar nga klubi bardhezi nënvizohej vetëm se bëhej fjalë për “një event të madh komercial”.

Por duke u nisur edhe nga lajmi që ofroi Agjencia e Shtypit Italian ditën e djeshme, thrilleri “Guardiola-Juventus” bëhet edhe më drithërues, duke qenë se të paktën nga ana e trajnerit spanjoll, por mbi të gjitha as nga klubi kampion Italie, nuk ka ardhur asnjë përgënjeshtrim zyrtar. Sidomos nga selia Juventusit heshtja ka qenë totale, ndërsa dje është lajmëruar gjithashtu se pas lajmit se ndoshta ka një akord mes bardhezinjve dhe Guardiolës, marka “Juventus” ka fluturuar në bursë, shkruan Panorama.

Tags: akordbëhetGuardiolaJuventusinprezantimitotal

TË LIDHURA

Sport

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026
Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

15:18 | 05/06/2026
Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Next Post

‘Lumë’ tërheqjesh, Patozi braktiset nga kandidati për Bashkinë e Kamzës

Video e frikshme/ 30 minuta i varur në parvaz të dritares për t’iu shpëtuar flakëve

Dorëheqja e May “gropos” Paundin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com