Zëdhënësja e grupit të Partisë Demokratike, Grida Duma ka deklaruar se Universitetet publike po shkojnë në rrënim, për shkak të mungesës së financimeve.
E ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, Duma theksoi se ligji i arsimit të lartë është miratuar me shumë kundërshtime.
“Universiteteve publike po u ikën mundësia për tu financuar dhe ato do të shkojnë në rrënim. Ligji i arsimit të lartë është miratuar me shumë kundërshtime, dhe frika që kanë pedagogët është se ajo i çon jo drejt një formule me mbështetjen kërkimin shkencor, por drejtojë formule që kërkon aftësi menaxheriale të cilët universitetet publike nuk e kanë të mundur”, u shpreh Duma.