Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Greva vazhdon, s’ka marrëveshje mes grevistëve dhe Qeverisë

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Greva vazhdon, s’ka marrëveshje mes grevistëve dhe Qeverisë

Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, për t’iu dhënë fund grevave.

Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Më 13 shtator, Jasharaj ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Mund të them se takimi ishte përmbajtësor, por për momentin nuk kemi asnjë ndryshim. Qeveria vazhdon të mbajë qëndrimin për deklaratat rreth pakos, ne vazhdojmë të jemi zë i sektorit publik me kërkesat tona”, ka thënë Jasharaj në një konferencë për media, pas takimit.

Nga greva e punonjësve të sektorit publik janë prekur të gjitha institucionet publike të arsimit në Kosovë, ku mësimi i paraparë të niste më 1 shtator, nuk ka nisur ende.

Thirrje për hapjen e shkollave kanë bërë disa herë Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këshilli i Prindërve, po ashtu, e ka cilësuar si të papranueshme grevën.

Kurti: Sindikata e përdori grevën si instrument të parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se projektligji për paga ka qenë kërkesë e kahershme e grevistëve dhe se kërkesa për 100 euro është shtruar rrugës.

“Projektligji për pagat në sektorin publik do të dalë në dëgjim publik këtë javë. Në projektligjin e ri, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë. Në këtë projektligj, mësimdhënësit do ta kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Sipas tij, greva e tanishme nuk është shkaktuar për shkak të mungesës së dialogut dhe se, deri më tani, Qeveria dhe sindikatat e punëtorëve kanë zhvilluar së paku 30 takime.

“Në takim më është thënë ‘kryeministër lëviz’, mirëpo unë kam lëvizur të paktën 10 herë në drejtim të kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve të arsimit. Andaj pikërisht për këtë arsye, edhe një herë kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla e mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, sindikata e ka përdorur grevën si instrumentin e saj të parë.

Mirëpo, Jasharaj ka thënë se beson që Kosova ka buxhet të mjaftueshëm për t’i përmbushur kërkesat e tyre.

Takimin e së martës, Jasharaj e ka konsideruar vetëm nisje të procesit të dialogut mes Këshillit të grevistëve dhe Qeverisë.

“Uroj që kryministri Kurti të mos i mbyllë dyert dhe të vazhdojmë me dialogun, mbase duke dëshiruar e uruar që gjendja të stabilizohet, besoj se kryeministri bashkë me stafin e tij do të diskutojnë pas takimit me ne, sepse tash është në dorën e tyre se çfarë do të ndodhë tutje”.

Më 3 shtator, Qeveria ka prezantuar një pako për përballje me inflacionin. Në kuadër të saj, punëtorët e sektorit publik do të marrin nga 50 euro prej muajit shtator. /evropaelire

Tags: grevekosoveQeveriaRrahman Jasharaj

TË LIDHURA

Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!
Rajoni

Zjarri në klubin e natës ku humbën jetën 62 vetë, ngrihet aktakuzë ndaj 34 personave!

20:41 | 13/06/2025
Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?
Rajoni

Vuçiç i del kundër federatës serbe: Pse ndryshuan stadium?

16:57 | 13/06/2025
Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

14:53 | 13/06/2025
Next Post
Meta i shqetësuar: Bordi i Transparencës po rrjep shqiptarët, ulja e naftës nuk po reflektohet tek ne

“Rama, koka e aferës së inceneratorëve”, Meta fton qytetarët në protestë

Sulmet kibernetike, Izraeli ofron ndihmë për Shqipërinë

Sulmet kibernetike, Izraeli ofron ndihmë për Shqipërinë

Atentati me snajper në Durrës, policia zbardh ngjarjen

Atentati me snajper në Durrës, policia zbardh ngjarjen

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

by mirseda
22:08 | 13/06/2025
0

Vera është sezoni i diellit, pushimeve dhe aktiviteteve në natyrë, por edhe periudha kur trupi ynë ka...

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025
Izraeli paralajmëron: Irani do të ndëshkohet rëndë për sulmet me raketa

Izraeli paralajmëron: Irani do të ndëshkohet rëndë për sulmet me raketa

21:28 | 13/06/2025
Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com