Greva e grave naftëtare në Ballsh ka hyrë në ditën e 23-të.
Presidenti, Ilir Meta apeloi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama për t’u ulur në dialog me to.
Nga Fieri, Meta tha se zgjidhja e vetme është shpërndarja e parlamentit, dhe se kjo qeveri çnjerëzore do të marrë dënimin e merituar në 25 prill.
Ilir Meta: ”E vetmja zgjidhje që mund të bëhet është shpërndarja e parlamentit dhe shpërndarja e qeverisë për të zgjidhur një problem mjaft të agravuar social. Por, nuk mendoj se është ky momenti për t’i dhënë përgjigjen e merituar një qeverie çnjerëzore. Aq më tepër kur rëndohet shëndeti i grave dhe gjithë grevistëve. Megjithatë unë shpresoj që të ketë një dialog sa më parë të jetë e mundur, humbja e jetës apo shëndeti i çdo qytetari apo qytetareje do të ishte një përgjegjësi tepër e rëndë e qeverisë aktuale, në veçanti e kryeministrit.’’