Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Mediat në vendin fqinj, raportojnë se pasditen e sotme është regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.
Tërmeti është regjistruar sërish në rajonin e Elassonas në jugperëndim, me një thellësi fokale 19 km.
Rajoni i Elassonas është goditur nga tërmete të fuqishme brenda disa ditësh, ndërsa shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë fenomen.
Ata janë alarmuar për sekuencën e fortë sizmike, pasi, sipas tyre, në thelb është një “surprizë”, pasi aktivizimi i tërmetit në atë zonë ishte i papritur.
Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë. Siç njofton IGJEUM, në qytetin e Bilishtit janë regjistruar lëkundje me magnitudë 3.9 ballë.