Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në Kapshticë, pasi pala greke ka mbyllur sportelet si pasojë e plotësimit të kuotës prej 300 persona.
Qytetarët kanë deklaruar për mediat, se kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga pala greke. Pavarësisht kësaj, ata janë përballur me radhët e gjata në pikën kufitare.
Pas mbylljes së sporteleve, qytetarët kanë shprehur shqetësimin se nëse nuk kalojnë brenda pak orëve, u skadon afati i përgjigjes së tamponit dhe se do të detyrohen të bëjnë një tjetër.