Një përplasje e fortë ka ndodhur me grekëve dhe shqiptarëve, me pasojë 6 të plagosur. Aktualisht nuk dihet se kush është shkaku i këtij konflikti. Policia është duke hetuar nëse ngjarja ka lidhje me vrasjen e një dite më parë të 35-vjeçarit në Bularat të Gjirokastrës.
Ngjarja, fatmirësisht pa viktima është rregjistruar pak para orës 2 të mëngjesit, në periferi të Athinës. Mediat helene raportojnë se nga konflikti kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Ky rast është shënuar në një park, në kryqëzimin e rrugëve Domokos dhe Gerakas.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë.
Mësohet se tre nga të plagosurit u transferuan në spitalin Sismanoglio, dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq.