Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gramsh/ I lindur me probleme në gjymtyrë, i heqin kempin: Je i aftë për punë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gramsh/ I lindur me probleme në gjymtyrë, i heqin kempin: Je i aftë për punë

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të premte ka publikuar historinë e Ervin Pajës nga fshati Gjergjovinë të Grmashit. Për shumë vite ai është trajtuar me KEMP, pasi ka lindur me një problem në këmbë dhe është i paaftë për punë.

Por në vitin e fundit Ervini sipas institucioneve shtetërore është i aftë për punë edhe pse problemet nuk e lejojnë që të punojnë. Ai tregon se nëse nuk i japin KEMP, ta ndihmojnë për të gjetur një punë të përshtatshme për të, por askush nuk e pranon në punë.

“Jam trajtuar me KEMP që prej vitit 1990, që prej moshës 7 vjeç. Kam problem me gjymturës, pasi i kam këmbët keq. Kam bërë operacion dhe kam patur shtiza. 3 i kam hequr dhe një e kam ende. Nuk mundem për të punuar. Kur ka vranësira më dhemb shumë këmba. I kam bërë dokumentet në Maj dhe më ka ardhur përgjigja në Tetor dhe më thanë që jam i aftë për punë. Por unë nuk jam as për punë e as për gjë. Kam baruar shkollën e lartë për Ekonomik, por nuk më pranojnë në punë. Kam katër muaj pa marrë KEMP-in, me çfarë të ushqehem. Përderisa nuk më japim KEMP të më gjejnë punë”, tregon Ervini për “Stop”.

Ervin Paja ka apeluar vendimin e zyrës vendore që i ka hequr KEMP-in dhe të gjithë dokumentacionin e ka dërguar në Tiranë. Por dhe pse kanë kaluar disa muaj sërish nuk ka asnjë përgjigje për të. “Stop”ka pyetur në Bashkinë Gramsh nëse ka një përgjigje nga Tirana për Pajën, por zyrtarët atyre përgjigjen që ende ka përgjigje.

“Deri tani jo! Mua nuk më ka ardhur një përgjigje. Akoma nuk e kanë marrë në shqyrtim. Nuk i ka ardhur radha, a ku di unë, si ta them. Për çdo rast edhe nëse nuk do ta thërriste me prezencë, një përgjigje KEMP-i Epror, kur e merr një dosje e kthen”, thotë punonjësja e burimeve njerëzore.

Duke qenë që nuk po merr dot KEMP-in, Ervini ka dozuar dhe dokumentet për punë në zyrat e punës së Bashkisë Gramsh, por as nga ky institucion nuk ka marrë një përgjigje pozitive. Nga punonjësit e bashkisë na thuhet, se nuk ka punë në Gramsh dhe e vetmja punë është në një fabrikë peshku apo në ndërtim, d.m.th e papërshtatshme për të.

Punonjësi: Është i regjistruar.

Gazetarja: Është i regjistruar? Po çfarë mundësish ka për zotërinë?

Punonjësi: Ka pas mundësi Bashkia për ekonomist, të moshës së tij, se ka marrë të tjerët.

Punonjësja: Ne nuk mund të ndërmjetësojmë në institucione shtetërore. Në bashki apo…Ne operojmë me privatin. Në zonën e Gramshit, privati dihet, se sa pak ka.

Gazetarja: Çfarë mundësish mund të ketë në Gramsh, për punë, aktualisht?

Punonjësja: Ne tani, vetëm për punëtor krahu. Është hapur tani fabrika e peshkut. Me sezone është një fabrikë drush. Edhe ndonjë sektor ndërtimtarie, kur ka tendera. Prandaj jemi shumë të cunguar./tvklan.al

Tags: "STOP"ervin pajagjymtyreKEMP

TË LIDHURA

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Next Post
Pse Shqipëria i ka udhëheqsit politik, më psikopat, banal, ordiner se Kosova?

O Lulzim, a din shkrim dhe këndim?

Ndeshje spektakolare, Italia e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Belgjikës

Ndeshje spektakolare, Italia e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Belgjikës

“Stop” i kthen KEMP-in dhe pagesat e prapambetura të riut me probleme në këmbë

“Stop” i kthen KEMP-in dhe pagesat e prapambetura të riut me probleme në këmbë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

by mirseda
14:09 | 14/04/2026
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të...

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com