Banesa e kunatit të deputetit socialist Bashkim Fino është grabitur disa ditë më parë në Librazhd.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Skënder Xhanit dhe, sipas “Report Tv” kanë arritur të marrin rreth 1.5 mln lekë të reja.
Shtëpia e tij ndodhet në lagjen e njohur si ‘Ushtaraku’, ndërsa mësohet se grabitja është kryer në mesditë, ku nuk ka pasur asnjë person në shtëpi.
Skënder Xhani, rreth 55 vjeç, është biznesmen në qytetin e Librazhdit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.