Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Teknologji Media Marketing

Google rikthehet në Kinë, njihuni me projektin Dragonfly

7 vjet ago
in Media Marketing, Të Gjitha, Teknologji
Google rikthehet në Kinë, njihuni me projektin Dragonfly

Google ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, por këtë radhë për arsye negative. Kompania e teknologjisë u tërhoq nga tregu kinez para tetë vjetësh për të protestuar ndaj censurës së Pekinit, por tani duket se është gati të kthehet në Kinë me një motor të ri kërkimi. Por projekti po realizohet në fshehtësi, pavarësisht thirrjeve të punonjësvet të kompanisë Google për transparencë. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që kompania po përpiqet të mbrojë veten nga akuzat se ajo ka shkelur në mënyrë aktive privatësinë e përdoruesve, pavarësisht se në të kaluarën Google kishte thënë se nuk po e bënte këtë.

Qindra punonjës të kompanisë Google janë zemëruar me vendimin e kompanisë për të ndërtuar në mënyrë sekrete një version të censuruar të motorrit kërkues për Kinën. Burimet thonë se projekti, me nofkën Dragonfly, është ndërtuar me aftësinë për të bllokuar disa faqe interneti dhe fjalë kërkimi.

Sipas një raporti të gazetës The New York Times të publikuar të enjten, një peticion i ri që kërkon më shumë transparencë dhe llogaridhënie për projektin, tashmë ka grumbulluar më shumë se një mijë nënshkrime.

Drejtuesit e kompanisë ende nuk kanë bërë komente publike mbi projektin Dragonfly.

Por në një letër që është parë nga Reuters, shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai u ka thënë punonjësve se është ende “shumë e paqartë” nëse Google do të kthehej në Kinë, duke thënë se zhvillimi është në fazat e hershme të tij dhe se ndarja e çdo informacioni shumë herët mund të “shkaktonte probleme”.

Google po merret tashmë me një çështje tjetër të ngritur javën e kaluar pas publikimi të një raporti hetimor të agjencisë së lajmeve Associated Press, i cili pretendonte se Google i përcjell lëvizjet e përdoruesve edhe pa lejen e tyre.

Aplikacionet si Google Maps ndihmojnë përdoruesit të gjejnë vendin ku ata dëshirojnë të shkojnë. Por, për ta shfrytëzuar këtë aplikacion, Google kërkon leje nga përdoruesit që të zbulojnë vendndodhjen e tyre. Problemi është se Google vazhdon të ndjekë dhe të ruajë automatikisht informacionin e vendndodhjes në çdo kohë nga të gjithë përdoruesit e saj, madje edhe kur ata vendosin të refuzojnë kërkesën për të zbuluar vendndodhjen e tyre. Kjo çështje prek të gjithë ata që kanë një pajisje Android ose iPhone dhe përdorin aplikacionin Google Maps.

“Shumë aplikacione kërkojnë që të dhënat e vendndodhjes që të funksionojnë, nuk ka asgjë të keqe me këtë, por ata duhet të jenë transparentë në lidhje me mënyrën se si përdoren këto të dhëna dhe njërëzit duhet të lejohen të tërhiqen nëse dëshirojnë. Problemi është se sa më shumë që një kompani ka informacione rreth jush, dhe vendndodhja është një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj, aq më lehtë ata mund të kenë ndikim mbi ju”, thotë Frederike Kaltheuner nga kompania “Privacy International”.

Kjo ka shqetësuar shumë përdorues të telefonave inteligjentë për privatësinë e tyre.

“Unë nuk mendoj se ata duhet të kenë të drejtë të mbledhin këto të dhëna pa kërkuar leje”, thotë Didem Dayanch, përdoruese e telefonave inteligjent.

“Unë mendoj se ata nuk duhet ta bëjnë këtë pa kërkuar leje, por nëse ju i jepni lejen, nëse i lejoni ata ta bëjnë këtë, atëherë është në rregull”, thotë Rosielyn Bartolazo, përdoruese e telefonave inteligjentë, transmeton voa.

Çështjet e privatësisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme pasi njerëzit po mbështeten gjithnjë e më shumë në telefonat e tyre dhe në shërbimet online.

Tags: DragonflyGooglekineNjihuniprojektinrikthehet

TË LIDHURA

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Ibrahimovic shënon për herë të parë në karrierë një gol të tillë (Video)

Ibrahimovic shënon për herë të parë në karrierë një gol të tillë (Video)

Vuçiç lavdëron Thaçin: Është politikan më i mirë se unë

Vuçiç lavdëron Thaçin: Është politikan më i mirë se unë

Dy gola në 8’ minuta, ndizet Napoli-Milan (Video)

Dy gola në 8’ minuta, ndizet Napoli-Milan (Video)







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht
Aktualitet

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

by mirseda
13:25 | 16/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur...

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

13:23 | 16/02/2026
40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

13:00 | 16/02/2026
Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

12:32 | 16/02/2026
“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

12:26 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com