Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Goditet grupi që kultivonte lëndë narkotike, një në pranga e tre në kërkim

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Goditet grupi që kultivonte lëndë narkotike, një në pranga e tre në kërkim

Në sajë të operacionit të koduar “Prevention”, nga ana e policisë është goditur një rast i tentativës për kultivim të kanabisit, në ambiente të mbyllura me llamba, si dhe i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë sekuestruar kokainë, cannabis sativa në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Po kështu në pranga ka rënë një shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Deklarata e policisë

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit, në ambiente të mbyllura me llamba, si dhe i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Finalizohet operacioni  policor “PREVENTION”. Sekuestrohet Kokainë, Cannabis Sativa në formë çokollate, fishekë luftarakë e pajisje, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Vihet në pranga 1 person si dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Seksioni i Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe burime konfidenciale, pas një pune intensive, parandaloi dhe goditi një tentativë për të kultivuar kanabis në ambiente të mbyllura, si dhe të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor “PREVENTION”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë 1 person dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, konkretisht: U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. L., 25 vjeç, banues  në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: D. A., V. A. dhe F. S, të tre banues në Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kishin siguruar informacione në  rrugë operative se shtetasi F. S., në bashkëpunim me shtetasit D. A., V. A. dhe Xh. L. po përgatiteshin të kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura. Gjithashtu këta shtetas posedonin  lëndë narkotike të llojit Kokainë dhe Cannabis Sativa, në një garazh në Rrugën “Kongresi Manastirit”, për ta shpërndarë në doza të vogla.

Policia ka ushtruar kontroll në dy garazhet e shtetasit F. S.,  të cilat kishin dalje në tunele (vendstrehime) të ndërtuara gjatë viteve të diktaturës, ku gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi  242.6  gr lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, në doza të vogla, 1 kg e 125 gr  lëndë narkotike Cannabis në formë çokollate, fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike, 3 motoçikleta, 1 DVR, rreth 600 shishe vere të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të shumta, vegla pune elektrike të llojeve të ndryshme.

Po gjatë kontrollit në një tunel betoni në të cilin futeshe nëpërmjet një hyrjeje të fshehtë në dyshemenë e garazhit, u gjetën edhe pajisje të tjera, të cilat përdoren për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura si : llamba elektrike, ventilatorë aspirues, transistorë elektrikë, tuba alumini për aspirim, fuçi për mbajtjen e lëndës narkotike, me aromën karakteristike të Kanabisit, set automatesh dhe prizash elektrike.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kontrabanda me mallra që kanë akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuara nga nenet 283/2, 278, 172, 180 dhe 181  të Kodit Penal.

 

TË LIDHURA

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese
Politikë

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

12:34 | 07/11/2025
Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi
Politikë

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

12:28 | 07/11/2025
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici
Aktualitet

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

11:49 | 07/11/2025
Next Post
“Basha dha urdhër të prerë!”/ Patozi publikon videon dhe nxjerr prapaskenat

“Basha dha urdhër të prerë!”/ Patozi publikon videon dhe nxjerr prapaskenat

Ambasadori i Austrisë u ‘shkul veshin’ shqiptarëve: Nëse doni të futeni në BE…

Ambasadori i Austrisë u 'shkul veshin' shqiptarëve: Nëse doni të futeni në BE...

“Do qelbet toka kur të dalin përgjimet e tua!”, Pjerin Ndreu paralajmëron Bashën

"Do qelbet toka kur të dalin përgjimet e tua!", Pjerin Ndreu paralajmëron Bashën







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese
Politikë

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

by mirseda
12:34 | 07/11/2025
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin deputetit Taulant Balla, me 10...

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

12:28 | 07/11/2025
Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

Gjendet e pajetë studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se nga një pallat e kanë …

12:07 | 07/11/2025
Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici

11:49 | 07/11/2025
Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon : Mbaje dorën

Tatimet rreth 10 mln lekë gjobë biznesit për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon : Mbaje dorën

11:45 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com