Edhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, ka dhënë komentin e tij në lidhje me përgjimet e gazetës “Bild”. Duke anashkaluar këtë situatë, ai nuk lë ironinë me kryedemokratin Basha, duke i kujtuar se është i krimbur me ‘para ruse’.
Po kështu ai sjell në fokus situatën e agravuar dje, ku mbështetësit e opozitës dolën në rrugë pranë ambienteve të KZAZ-ve, ndërsa kërkuan largimin e materialeve zgjedhore.
“Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje kryetar bashkie qe ju leshon zorren e ujit policeve….keta te gjithe qenkan normale ne sy te disa analisteve, ndersa ti kerkosh voten kryetarit tend te partise qenka anormale!
Me falni po ketu jane mbyte ne llumin e parave ruse shume vete e media e sdine cfare thone ! Kur t’ju dalin pergjimet dhe menyra e financimit rus te disave do te qelbet toka!”, shkruan ai.