Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Goditen rëndë shqiptarët, ndryshojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Goditen rëndë shqiptarët, ndryshojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen

Prej vitit 2021, shqiptarëve dhe qytetarëve të shteteve që lëvizin pa viza në zonën Shengen do t’u duhet të marrin një autorizim për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Parlamenti Europian miratoi të enjten projektin për krijimin e të ashtuquajturit Sistem të Autorizimit dhe Informimit për Udhëtimin Europian.

https://tiranatoday.com/schengenshqiptaret-do-paguajne-7-euro-per-ti-treguar-be-se-qe-sjane-mafioze/

Për të marrë autorizimin, shqiptarët dhe shtetasit nga 60 vende të botës do të aplikojnë në internet. Krahas informacioneve mbi identitetin dhe dokumentet e udhëtimit, aplikantët duhet deklarojnë në formularin online nëse kanë qenë të dënuar për vepra penale në të kaluarën. Bëhet fjalë për vepra si vrasje, vjedhje, përdhunime, trafikim të qenieve njerëzore, shfrytëzim seksual të fëmijëve, të kryera gjatë 10 viteve të fundit. Për kategorinë e akteve që lidhen me terrorizmin si dhe qëndrimet për periudha të caktuara në zona konflikti, aplikantëve do t’u kërkohet të japin informacione për 20 vitet e fundit.

Ndaj personave me rekorde kriminale do të ketë kontrolle të imtësishme. Në varësi të rrezikshmërisë që paraqesin, atyre mund t’u ndalohet hyrja në zonën Schengen për afate të caktuara. Aplikimi online do të kushtojë 7 euro dhe do t’u paraqitet autoriteteve kufitare në hapësirën Schengen.

Synimi  rezolutës së prezantuar nga Partia Popullore Europiane është rritja e nivelit të sigurisë në hapësirën Schengen përballë personave të rrezikshëm por edhe një menaxhim më i mirë i hyrje – daljeve për personat që shkelin afatet e qëndrimin në hapësirën e lëvizjes së lirë europiane. Rezoluta u miratua me 494 vota pro, 115 kundër dhe 30 abstenime.

Tetë vjet më parë, në nëntor 2010, Bashkimi Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe BiH, pasi të dy vendet kishin përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Ishte një vendim historik. Për herë të parë, njerëzit e këtyre dy vendeve më në fund mund të udhëtonin lirisht si të gjithë evropianët, duke mos pasur nevojë të blejnë dokumente të rreme ose të fshihen në automjete për të kaluar kufirin ilegalisht. Vendimi i dha fund radhëve të gjata përpara ambasadave evropiane. Për 90 ditë gjatë një periudhe gjashtë mujore, njerëzit mund të qëndronin në BE pa vizë. Ekzistonte, natyrisht, frika e njerëzve që kërkonin azil, kështu që Komisioni Evropian vazhdoi të monitoronte situatën në të dy vendet.

Rastet e shqiptarëve që kërkojnë azil kanë qenë të shumta gjatë tetë viteve të fundit dhe ka pasur disa paralajmërime nga ana e BE-së për kthimin e regjimit të vizave. Por kjo nuk është arsyeja e vetme për shqetësim. Preokupimi kryesor është ndalimi i terroristëve që kalojnë kufijtë perëndimorë.
Tani, ka një plan të ri, të miratuar nga Parlamenti Evropian, për të verifikuar udhëtarët që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen. Sipas BE, ky plan është i ngjashëm me atë të sistemit elektronik amerikan, për autorizimin e udhëtimit. Ai do të synojë identifikimin e kriminelëve, terroristëve apo atyre që paraqesin rrezik për Perëndimin, përpara se të arrijnë kufirin, deklaroi BE.
Parlamenti Evropian miratoi këtë plan më 5 korrik. Njerëzit nga ato vende që nuk janë pjesë e BE, kryesisht vendet ish-sovjetike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikimi përpara se të arrijnë kufirin Shengen, duke përdorur sistemin e autorizimit për udhëtime në Evropë. Propozimi duhet të miratohet zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE, në mënyrë që sistemi të jetë funksional deri në vitin 2021, njoftoi Komisioni Evropian. Plotësimi i formularit të aplikimit do të zgjasë 20 minuta dhe do të kushtojë 7 euro. Për fëmijët nën 18 vjeç do të jetë falas.
Njoftimi i një plani të tillë po shkakton shumë pakënaqësi në mesin e shqiptarëve, të cilët e shohin atë si një pengesë tjetër ndaj Perëndimit.

Ndërsa 6 nga 26 vendet që bëjnë pjesë në zonën e Shengenit – Danimarka, Franca, Gjermania, Austria, Norvegjia dhe Suedia – kanë rifilluar kontrollet kufitare.

Në Francë, kontrollet u rifreskuan pas sulmeve terroriste atje; pesë shtetet e tjera zbatuan ndryshimin në mënyrë që të përballen me numrin e madh të emigrantëve. Shengen lejon rikthimin e përkohshëm të kontrolleve kufitare në rast të kërcënimeve serioze ose frikave për sigurinë e brendshme.

FRANCË: Kontrollet  rifilluan më 30 prill dhe janë në fuqi deri më 30 tetor 2018 për të gjitha kufijtë kombëtarë, për shkak të një “kërcënimi të vazhdueshëm terrorist”, tha Komisioni Europian.

AUSTRI: Kontrollet rifilluan nga 12 maj deri më 11 nëntor, për “situatën e sigurisë në Evropë dhe kërcënimet nga lëvizjet e vazhdueshme dhe të rëndësishme”. Kontrollet janë duke u zhvilluar në kufijtë me Hungarinë dhe Slloveninë.

GJERMANI: Gjithashtu i ripërtëriti nga 12 maj deri më 11 nëntor, për shkak të “lëvizjeve dytësore të rëndësishme”, vetëm në kufirin me Austrinë.

DENMARKË: Pas të njëjtës periudhë dhe arsye si Gjermania dhe Austria. Ai vulosi kufijtë tokësorë me Gjermaninë, si dhe portet që lidhin atë me portet gjermane.

SUEDI:  Kontrollet ekzistojnë prej 12 majit deri më 11 nëntor, për “kërcënime të vazhdueshme dhe serioze ndaj sigurisë së brendshme”. Kontrollet po bëhen në të gjitha kufijtë e brendshëm.

NORVEGJI:  Kontrollet e autorizuara nga 12 maj deri më 11 nëntor, për shkak të “situatës së sigurisë në Evropë dhe lëvizjeve sekondare”. Të gjitha kufijtë e brendshëm janë të mbyllura, me një vëmendje fillestare në lidhjet detare me Danimarkën, Gjermaninë dhe Suedinë.

Përgatiti: Tirana Today

Tags: goditenLëvizjesndryshojnërëndërregullatShengenshqiptaretzonën

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Southgate i vodhi të fejuarën, Gibbs ia fal të gjitha pas suksesit në Botëror

Southgate i vodhi të fejuarën, Gibbs ia fal të gjitha pas suksesit në Botëror

Zyrtari i lartë francez bën deklaratën e fortë, ka dy fjalë edhe për Ramën

Zyrtari i lartë francez bën deklaratën e fortë, ka dy fjalë edhe për Ramën

Shënon një mbrojtës, zhbllokohet ndeshja Francë-Uruguai (Video)

Shënon një mbrojtës, zhbllokohet ndeshja Francë-Uruguai (Video)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com