Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjysmë ore pro evropian!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjysmë ore pro evropian!

Nga: Mero Baze

Vëreni pak veten në vendin e Sali Berishës. Ka së paku më shumë se një vit që është i frustruar nga beteja e tij me SHBA dhe izolimin e Perëndimit në tërësi. Ka bërë një aksion të tërë politik, një farë kryengritje kundër Perëndimit brenda në opozitë, duke gjetur aty një “tradhtar” si bashkëpunëtor të Perëndimit dhe e ka “mundur” atë, duke bërë një parti me vete.

Sa herë ngre kokën, sa herë kërkon të bëjë diçka, sa herë përpiqet të përfillet nga të huajt dhe shqiptarët, të gjithë i kujtojnë se është armik i Perëndimit.

Të qenit anti-perëndimor, që në fakt është adrenalina e vërtetë e tij, i është kthyer në në të njëjtën kohë në makth, pasi i duhet ta mbajë brenda vetes dhe jo t’ua shtrojë si alternativë mbështetësve të tij.

Dje më në fund pati një rreze shprese në horizont. Një tuitter i Edi Ramës, që shprehte nervozizmin ndaj pengmarrjes së Bullgarisë ndaj dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i dha shpresën se mund të kishte një ditë shans të dukej gjysmë perëndimor, d.m.th. vetëm pro evropian.

Thirri me urgjencë njerëzit e tij, porositën me urgjencë një sallë në një hotel luksoz në Yiranë, mblodhi një tufë rraqesh të vjetra që i quan herë gazetarë, herë shoqëri civile e herë ekspertë, dhe më në fund u ndje i çliruar.

Armiku i tij kryesor Edi Rama, po i jepte shansin të paktën të shfaqej pro evropian. Ani pse asnjë ambasador i BE, nuk i shkon në zyrë, askush nuk e përfill, të gjithë e paralajmërojnë grupimin e tij politik se do ta izolojnë njësoj si SHBA, ai kishte vendosur sot, të dukej pro evropian.

Shkaku këtë radhë ishte se Edi Rama po qortonte Bashkimin Evropian pse nuk i bënte presion Bullgarisë për veton e saj ndaj dy vendeve të Ballkanit.

Dhe nisi të flasë. Natyrisht siç e ka zakon, nuk ishte e nevojshme t’u referohej fakteve dhe as kontekstit të reagimit të Edi Ramës ndaj vetos bullgare. I mjaftonte vetëm ideja se ai kishte shansin të dukej pro evropian dhe nisi fjalimin e tij, një përrua psikik, që një lider, edhe sikur të kesh brenda Evropës, duhet ta nxjerrësh jashtë saj, nëse pretendon se përfaqëson një vend evropian.

Por nuk ishte e thënë. Sapo ishte në kulmin e dallgëve të përroit të vet psikik, një tuitter i komisionerit për Zgjerim në BE, njoftoi se lideri i opozitës bullgare mbështeti kryeministrin në heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e Brukselit, që mbahet nesër më 23 qershor, me shpresë se negociatat do të hapen.

Shumë nga folësit që kishin bërë fjalimet gati, mbetën pa folur. Vetë tonet e tij ranë dhe zhgënjimi ndaj Evropës ishte dhe më i madh në portretin e kalbur të tij, se sa është në të vërtetë brenda tij.

Zhgënjimi i tij ishte i ligjshëm, pasi nuk e lejuan as të bënte sikur ishte me Perëndimin. Mund të kishin së paku mëshirë për faturën e hotelit dhe ta kishin lënë të mbaronte atë seminarin. Por nuk ishte e thënë. Nuk e lanë të ishte as gjysmë ore pro evropian.

Tags: mero bazesali berisha

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Xhaçka i’a kthen Shehajt: Hoteli me 5 yje në jug, terësisht investim privat

Xhaçka i’a kthen Shehajt: Hoteli me 5 yje në jug, terësisht investim privat

“Po bën lojë të dyfishtë”, kryeministri bullgar shuan shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

"Po bën lojë të dyfishtë”, kryeministri bullgar shuan shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ndërtimi i resortit në bregdet/ Shehaj pyet Xhaçkën: Ku i gjetët milionat? Bë transparencë

Ndërtimi i resortit në bregdet/ Shehaj pyet Xhaçkën: Ku i gjetët milionat? Bë transparencë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë
Aktualitet

Ngacmonte nxënëset e mitura, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë

by mirseda
08:44 | 16/09/2025
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në...

Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës (AXHENDA)

Mbahet sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare me BE, Shqipëria hap 4 grup-kapitujt e radhës (AXHENDA)

08:26 | 16/09/2025
Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

Nga “Big Brother” tek “Për’puthen”! Loredana merr rolin e trajneres së dashurisë

22:41 | 15/09/2025
Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

Shkrumbohet nga flakët automjeti në Levan

22:28 | 15/09/2025
Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosovë/ Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

22:24 | 15/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com