Kolegji i Posaçëm i Apelimi ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Gentian Medja, duke lënë në fuqi kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioneri Publik, kishte ushtruar ankim për konfirmimin në detyrë të subjektit në fjalë, pasi, në vlerësimin e bërë nga Komisioneri Publik, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vlerësimin e aftësisë profesionale të Gentjan Medjas nuk ishte i plotë.
Pas verifikimeve të nisura me kërkesë të ONM-së, e cila ankimoi vendimi, KPA shqyrtoi dosjen e gjyqtarit Medja dhe vlerësoi të drejtën vendimin e KPK.
Në datë 1 gusht 2018 KPK në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja.
KPK tha se ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Gentian Medja nuk ka deklarime të rreme dhe as konflikt interesi. Po ashtu, KPK deklaroi se Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja nuk ka pasuri të paluajtshme.