Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqtari Enton Dhimitri kalon vetttingun, çështja e kunatit s’është problem

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gjyqtari Enton Dhimitri kalon vetttingun, çështja e kunatit s’është problem

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë gjykatësin e Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri, pavarësisht problemeve të kunatit të dënuar në Greqi.

KPK ka pranuar arsyetimin e Dhimitrit se nuk kishte kontakte dhe nuk kishte pasur dijeni për dënimin.

Gjykatësi i Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri është konfirmuar të ejten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas hetimit në të tre kriteret.

Bazuar në relacionin e lexuar në seancën dëgjimore që u zhvillua të mërkurën, Dhimitrit nuk iu gjetën probleme në deklarimin e pasurisë dhe po ashtu u cilësua i aftë profesionalisht.

Ai është konsideruar i përshtatshëm edhe sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës edhe pse gjatë relacionit u tha se ai nuk kishte deklaruar dënimin me 20 vjet të kunatit në Greqi.

Mbrojtja e Dhimitrit se nuk kishte pasur dijeni për dënimin dhe se nuk kishte kontakte me kunatin prej vitesh është pranuar prej KPK-së, e cila ka vlerësuar se gjykatësi ishte i përshtatshëm. Dhimitri njëkohësisht anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u gjykua prej trupës së përbëra nga Xhensila Pine, Genta Tafa dhe  Pamela Qirko e cila ishte edhe relatore.

Në seancë dëgjimore u zbulua se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte sinjalizuar nga denoncimi i një qytetari për arrestimin me kokainë të kunatit të gjyqtarit në Greqi në vitin 2016, ndërsa për verifikimin e këtij rasti u përfshinë vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit.

Sipas relatores së çështjes, Pamela Qirko, DSIK konstatoi fillimisht përshtatshmërinë e gjyqtarit Enton Dhimitri me detyrën, por raporti i pastërtisë së figurës ndryshoi dy herë të tjera në raport me gjetjet e depozituara pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në proces, sipas relatimit u përfshinë edhe vëzhguesit e ONM-së, të cilët verifikuan përmes dy burimeve të pavarura se L.G ishte arrestuar në Greqi dhe se ky person ishte i përfshirë në krim të organizuar.

“DSIK konstatoi në fund papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. Shtetasi L.G është kontakt i papërshtatshëm dhe subjekti i rivlerësimit nuk e ka deklaruar këtë fakt në formularin e pastërtisë së figurës,” tha gjatë seancës dëgjimore relatorja Pamela Qirko.

Megjithatë ky qëndrim i paraqitur në relacion ka ndryshuar, pas sqarimeve nga vetë gjyqtari. Dhimitri u mbrojt para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se nuk kishte pasur dijeni për arrestimin në Greqi të kunatit.

Ai shpjegoi se me kunatin kishte pasur marrëdhënie të acaruara dhe se njerëzit e bashkëshortes së tij nuk e kishin vënë në dijeni mbi problemet e tij ligjore në Greqi. Dhimitri shpjegoi se në kohën e arrestimit ishte përballur me sëmundjen e babait dhe sëmundjen e rëndë të bashkëshortes.

“Kam përjetuar një tonditje të madhe shpirtërore dhe psikologjike kur m’u bë e ditur nga Komisioni një fakt i tillë. Gjithashtu jam përfshirë në konflikt me njerëzit e bashkëshortes, që s’ma kanë bërë me dije një fakt të tillë,” tha para Komisionit Dhimitri. Gjyqtari shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion tabulatet e tij telefonike, që vërtetojnë sipas tij humbjen e komunikimit me kunatin prej vitesh.

Gjithashtu, Dhimitri këmbënguli se ka qenë në pamundësi objektive për t’u informuar mbi kunatin për shkak se ngjarja ka ndodhur në Greqi, në regjistrat penalë shqiptarë ai rezulton i padënuar dhe se arrestimi i tij nuk është pasqyruar në mjetet e komunikimit publik dhe në media./BIRN/

Tags: ceshtjaEnton Dhimitrikalonkunatitproblems’ështëvetttingun

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
(VIDEO) Protestuesja kërcënon Ramën: Do ta vrasim, “qenin e qenve”

(VIDEO) Protestuesja kërcënon Ramën: Do ta vrasim, "qenin e qenve"

Meta ngushëllon familjen e Agur Vrenozit: Pati humanizëm të rrallë

Dhuna mes policëve e qytetarëve, reagon Meta: Të gjendet zgjidhje urgjentisht!

Prokurori Besnik Cani jep llogari nesër, pasuria i është rritur 30 herë

Prokurori Besnik Cani jep llogari nesër, pasuria i është rritur 30 herë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com