Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurori Besnik Cani jep llogari nesër, pasuria i është rritur 30 herë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Besnik Cani është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që kalon në sitën e vetingut. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që përfaqësohet në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Besnik Cani e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2003, i emëruar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë 15 viteve, ai ka drejtuar prokuroritë e Fierit, Shkodrës dhe Elbasanit dhe së fundmi është emëruar në kabinetin e Prokurorit të Përgjithshëm. Cani ka qenë më parë edhe anëtar i Këshillit të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Besnik Cani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e kandidatit për KLP, Besnik Cani për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Besnik Cani zotëronte pasuri me vlerë 900 mijë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë, prokurori zotëronte një shtëpi private banimi prej 100 m2, e deklaruar në vlerën e 700 mijë lekëve si dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Besnik Canit është rritur me 29 herë dhe kap vlerën e 26.8 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të pasurisë dhe llogariten në 22.3 milionë lekë. Prokurori Cani zotëron gjithashtu likujditete të bankë në vlerën e 2.5 milionë lekëve, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë dhe kursime në cash prej rreth 634 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 36.7 milionë lekë. Rreth 80 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe pagat e familjarëve, 11.5 për qind llogariten si të ardhura nga qeraja dhe 4.7 për qind kanë si burim biznesin e të birit si person fizik.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa diferenca negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

BIRN identifikoi megjithatë një sërë “flamujsh të kuq” në këtë analizë, që lidhen kryesisht me huatë e marra nga persona të tretë për investimet në pasuri të paluajtshme apo një kontratë fillimisht qeraje dhe më pas investimi me kompaninë “Kastrati” sh.a., lidhur me ndërtimin e një pike karburanti, lokal dhe lavazh në një sipërfaqe toke të zotëruar nga subjekti i rivlerësimit në zonën e Paskuqanit.

Më konkretisht, zoti Cani ka deklaruar në total borxhe të marra nga të afërm në vlerën e 1.8 milionë lekëve dhe 6 mijë eurove, të cilat janë deklaruar përgjatë viteve si burim për pasuritë e paluajtshme. Në fund të vitit 2017, subjektit i mbeten ende pa shlyer rreth 535 mijë lekë.

Përveç truallit mbi të cilën ngrihet shtëpia e tij, subjekti ka deklaruar në vitin 2016 se ka blerë një sipërfaqe tjetër në Paskuqan; 363.7 metra katrorë për 1.5 milionë lekë. Në të njëjtin vit, prokurori Cani lidh një kontratë qiraje për 25 vjet me kompaninë “Kastrati”, ku kjo e fundit merr përsipër ndërtimin e një karburanti, një lokali dhe një lavazhi në këtë tokë.

Përgjatë një viti, prokurori Cani ka fituar rreth 2.5 milionë lekë nga toka e dhënë me qera te kompania Kastrati. Por në vitin 2017, ai amendon kontratën e qerasë dhe deklaron një detyrim prej rreth 10.6 milionë lekësh ndaj Kastratit për ndërtimin e objekteve mbi tokën e tij. Në fund të vitit 2017, detyrimi ndaj kompanisë rezulton të jetë 9.3 milionë lekë./BIRN/

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Tags: 30 herëBesnik CaniështëjepllogariNeserpasuriaprokurorirritur

TË LIDHURA

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026
Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Aktualitet

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Next Post

Portieri shet ndeshjen, shënon golin e pabesueshëm në portën e tij (Video)

Me foto/ Qytetari e qëllon me këpucë, Rama bën veprimin epik. Ç’ndodhi sot te Trauma

U deklarua si tifoz i Serbisë, ja çfarë ka ndodhur me “mbretin e komentimit” të RTSH-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com