Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit/ Dëshmon Haki Çako: Ministrja Nikolla më informoi, ja çfarë me tha Dhori Kule

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dëshmuar sot në në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij.

Kryepolici i tha gjykatës se për kërcënimin e kandidatit për rektor u informua nga dikastere të tjera dhe jo nga strukturat e policisë.

Ai theksoi se profesor Dhori Kule kishte akuzuar Emiljano Shullazin si një nga kërcënuesit e tij.

“Në prill të 2016, datën s’e mbaj me saktësi, më telefonoi ministrja e Arsimit dhe me informoi për kërcënimin e profesorëve. U takuam në një ambient afër gjykatës Kushtetuese. Në takim ishte edhe Dhori Kule. U diskutua për një kanosje që i ishte bërë Mynyr Konit. Kule na informoi se kanosja ishte bërë nga disa persona, mes të cilëve ishte dhe Shullazi”, tha kryepolici në Gjykatë.

Çako foli më tej për masat e marra lidhur me ngjarjen.

“Pasi u njoha me ngjarjen, kam thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe Ardian Çipën. Të gjithë kemi shkuar në zyrën e Ministritë të Brendshëm Saimir Tahiri tek Garda e Republikës. Kam lënë porositë për ngjarjen. Lashë detyrë të merrej kontakt me Mynyr Konin për marrjen e kallëzimit”, deklaroi Çako.

Kryepolici shtoi se nuk ka dijeni për emrat e kërcënuesve, pasi me detajet janë marrë oficerët e policisë.

Emiljano Shullazi e pyeti Çakon se nga kush u identifikua ai si një nga autorët e kërcënimit. Ja përgjigjja e drejtorit të policisë:

“Dhori Kule gjatë bisedës tha se njeri nga personat që e kishin kërcënuar ishte Emiljano Shullazi”.

Kërcënimi sipas kreut të uniformave blu ishte përmes kontaktit fizik dhe qëllimi ishte detyrimi i Mynyr Konit për tu tërhequr nga gara për rektor.

Pas rrëfimit të kryepolicit, profesor Dhori Kule, që ishte i pranishëm në ambientet e gjykatës, njoftoi se për arsye shëndetësore nuk mund të qëndronte. Për të justifikuar largimin, kishte paraqitur një raport mjekësor.

Ish-dekani Shezai Rrokaj, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi Dhori Kule e kishte telefonuar duke i kërkuar takim, për shkak se i kishte ndodhur një ngjarje, që e përshkroi të “papëlqyeshme”. Ai u shpreh se profesori i rrëfeu që disa persona i kishin kërkuar të mos mbështeste kandidaturën e Mynyr Konit për rektor, ndryshe do të kishte probleme. Rrokaj tha se miku i tij nuk i kishte thënë asnjë emër të kërcënuesve.

Majlinda Keta, sqaroi para gjykatës se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve për rektor në Univesitet, unanimisht refuzoi kërkesën për dorëheqje të kandidatit Mynyr Koni, pasi ishte paraqitur jo sipas kritereve ligjore.

Klodeta Dibra, rivalja e Konit në garë tha se me profesorin ka pasur marrëdhënie të mira, por për kërcënimin është informuar nga media.

Tags: DëshmonEmiljano ShullazitgjyqiHaki Çakoinformoija çfarëme thaMinistrjaMynyr KonindajNikolla

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Ferguson: Mbroje titullin, ose dorëzoje atë/ Trajneri McGregor-it: Ai kërkon triologjinë të parën

Sociologu Redi Shehu: Mosnjohja e fesë dhe keqdashja na çon në dhunë dhe shtypje (Video)

Heynckes: Ishte qeni im që më bindi të kthehem







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com