Gjykata e shkallës së parë Durrës ka vendosur të ekstradojë në Itali, Hajri Seferin, i cili njihet si kreu i bandës së Shijakut. Hajri Seferi është një prej personave të akuzuar dhe pjesë e dosjes 339, për të cilin drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin. Seferi u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo4” në tetor 2018. Kundër vendimit kanë dalë i pandehuri dhe avokati i tij.
Mbrojtësi ligjor është shprehur se nuk ka arsye për ekstradim, për shkak se ai po hetohet në Shqipëri. Hajri Seferi është nën hetim për ‘trafik droge’, në kuadër të grupit kriminal.