Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Klement Balilit për gjykim të shkurtuar. Mësohet se pretenca e Prokurorisë për Balilin do të jepet më 12 mars.
Trupi gjykues u tërhoq prej më shumë se 45 minutash për të shqyrtuar kërkesën e Balilit, duke vendosur që të pranojë kërkesën për gjykimin e shkurtuar, duke e lehtësuar ndjeshëm situatën për Balilin pasi çfarëdolloj vendimin të merret, ai do të përfitojë uljen me 1/3 e dënimit.
AKUZAT
1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”