Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata liron menaxherin e Gulf, pavarësisht se mashtroi qytetarët me tollona

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gjykata liron menaxherin e Gulf, pavarësisht se mashtroi qytetarët me tollona

Gjykata e Tiranës ka liruar në masën “arrest shtëpie” menaxherin e kompanisë Gulf, Albano Aliko, i cili po hetohet për mashtrim me pasoja të rënda. Aliko u arrestua nga policia 3 ditë me parë por më pas u lirua nga gjykata e Tiranës. Sipas hetimeve, dëmi i shkaktuar qytetarëve dhe shtetit nga mashtrimi me tollonat e naftës kap vlerën e 5 milion eurove.

Menaxheri kryesor i kompanisë Gulf është prangosur nga policia dhe më pas është liruar në gjykatë pasi ka qenë në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, me akuzën për mashtrim me pasoja të rënda.

Arrestimi i tij ka ndodhur të hënën por izolimi në paraburgim për biznesmenin Alikon ka zgjatur vetëm 48 orë.

Të mërkurën Gjykata e Tiranës nga “arrest me burg” ka ndryshuar masën e sigurisë, duke liruar 49 vjeçarin i cili është lënë lënë në masën në “arrest shtëpie”.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari, Arben Mickaj, i cili disa muaj parë me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e “arrestit me burg” në mungesë.

Skema mashtruese e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, u shkaktoi një dëm të madh shumë personave por edhe vetë shtetit që kapte vlerën e afro 5 milion eurove.

Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën.

Me mijëra qytetarë mbetën me tollonat e karburantit në dorë, të cilat i kishin blerë, furnitorët u lanë pa paguar dhe u dëmtuan edhe bankat.

Falimenti brenda ditës u hetua si mashtrim, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet në mbi 5 milionë euro.

Pas denoncimit të ngjarjes, disa persona u vunë nën hetim si zbatues të skemës së mashtrimit ndërsa sipas policisë, kryesori ishte Albano Aliko, menaxheri kryesor i kompanisë që shiti tollonat e më pas la qytetarët pa mallin për të cilin kishin paguar.

Tags: GjykataGulflironmashtroimenaxherinpavarësishtqytetarettollona

TË LIDHURA

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

15:02 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike
Aktualitet

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna
Aktualitet

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Next Post
Interesimi i Guardiolas zbraz arkën e Barcelonës, Messi kontratë faraonike

Katalanasit në festë, Guardiola projekton rikthimin te Barça

Shkelmoi arbitrin në fytyrë “pa pikë mëshire”, arrestohet lojtari (Video)

Shkelmoi arbitrin në fytyrë “pa pikë mëshire”, arrestohet lojtari (Video)

Momenti i arrestimit të Besmir Lupit, shokut të Met Kananit

Momenti i arrestimit të Besmir Lupit, shokut të Met Kananit

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës
Aktualitet

Zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Vlorës

by mirseda
15:02 | 23/09/2025
0

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetar të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel...

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

Kryeministri i Norvegjisë i përgjigjet Rusisë: E papranueshme, këto veprime do merren seriozisht

14:51 | 23/09/2025
U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

U plagos me thikë nga mjeku në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ja si paraqitet gjendja e infermierit

14:47 | 23/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com