Gjykata e Tiranës ka lënë në burg reperin e njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Në seancën e sotme të rivlerësimit të masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në fuqi masën “arrest me burg”.
Këngëtari i njohur me emrin e artit Stresi, u arrestua më 17 tetor, pasi Gjykata e Tiranës kishte firmosur urdhrin e arrestimit.
Avokati Marash Ibraj e quajti arrestimin e Stresit të paligjshëm.
“Nuk ka pasur vendim gjykate për kontroll. Nuk vërtetohet se pistoleta e gjetur i përkiste klientit tim. U kap i zhveshur, ku e kishte armën?”.
Sipas avokatit të Stresit, arma në dhomën e hotelit nuk ka qenë e këngëtarit, po është vënë aty për të rënduar pozitat e tij. Ai i ka cilësuar si shashka mediatike gjithë sa është thënë nga ana e policisë.
Prindërit e Stresit e kanë konsideruar hakmarrje arrestimin e këngëtarit, pasi sipas tyre, kjo vjen për shkak të padisë që Sali Lushaj bëri për shpifje ndaj Taulant Ballës.
https://tiranatoday.com/i-ati-i-stresit-ka-nje-mesazh-ndaj-atyre-qe-e-kercenojne-sdo-dorezohemi-me-ballen-do-sqarohem-vete/