Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, i cili siguronte vajzat për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.
45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike, punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online”, dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate.
Ka qënë emisioni “Fiks Fare”, i cili denoncoi rastin e shoqatës artistike “Ferdinand Deda”, se rekruton vajza për prostitucion.
Sipas emisionit investigativ, shoqata kishte si objekt numrat e prestigjit dhe shfaqjet artistike.
Shpëtimi Çekrezi, kryetari i kësaj shoqate, shfaqet në rrjetet sociale nën petkun e një artisti që ka njohje dhe shoqëri me persona VIP të skenës shqiptare.