Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjykata Kushtetuese në sfondin e një drejtësie të tredhur

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Nano, sharlatani që kemi merituar

Ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fatin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, po shoqërohet nga heshtja e pazakontë e Edi Ramës dhe nga kakofonia debile e Veliajt, ka ca gjëra që duhen sqaruar për të kuptuar atë që ka ndodhur vërtet. Trupa e cunguar e kushtetueses ka treguar edhe njëherë se ajo nuk ka këllqe të bëhet barrikadë ndaj pushtetit politik edhe kur ky i fundit i ka duart të zhytura në krim. Ajo ka refuzuar ta shqyrtojë vendimin e tmerrshëm të këshillit bashkiak, për të shembur një godinë historike në qendër të Tiranës, një natë gjendjeje shtetrethimi, në kulmin e masave kundër pandemisë.

Në një valle ekuilibriste të pleksur sa me merakun për të mos i prishur punë pushtetit, për të mos penguar planet grandomane të tij, po aq edhe me sëkëlldisjen për të ruajtur fasadën e një institucioni të sapo pjellë nga reforma në drejtësi, vendimi i gjykatës ka thënë disa të vërteta.

Ato të ndihmojnë të kuptosh jo vetëm atë që ka ndodhur, por hedhin dritë edhe mbi debatin e  zhvilluar prej disa vitesh në vend, mes atyre që donin të ruanin një vlerë të rrallë të trashigimisë dhe të tjerëve që e shikonin atë si një truall të majmë prej nga mund të përfitoheshin miliona. Duke hedhur poshtë ligjin special, i cili u sajua vetëm për favorizimin e një kompanie private, Fusha SHPK, për lartësimin e një biznesi kullash në qendër të Tiranës me një fitim të përafërt prej 200 milionë eurosh, gjykata ka nxjerrë cullak të gjithë njerëzit me pushtet që u investuan të fitonin nga ky biznes dhe të gjithë mercenarët pro tyre (artistikë e mediatikë) të cilët mbrojtën idenë se teatri mund të ndërtohej me paratë e përfituara nga rokaqiejt. Sipas Kushtetueses ky ligj “sui generis” që u bë vetëm për të grabitur, shkel parimet e lirisë ekonomike, të autonomisë së pushtetit lokal si dhe ato të mbrojtjes së trashigimisë kulturore.

Pra pyetja që rikthehet në vëmendje, tani kur edhe në interpretimin e kushtetueses ky ligj special është masakruar, mbetet po e njëjta: pse duhej pjellë ky mostruozitet?

Faktet si ka rrjedhur kjo ngjarje, që Lapsi.al e ka pasqyruar hap pas hapi, dëshmojnë se e gjitha u bë vetëm për të vjedhur. Kronilogjia na kujton se që në mesin e vitit 2016, Edi Rama, e thirri arkitektin danez Bjarke Ingels për ti porositur projektimin e një teatri të ri. Ajo që më pas do ti shitej publikut si një nismë e ideuar nga Shkëlqim Fusha, për të pasur avantazhin e ofertës së pakërkuar ishte një mashtrim. Fusha as nuk kishte ndëmend të ndërtonte teatër, as nuk e kishtë dëgjuar ndonjëherë në që këtë rruzull ekzistonte një arkitekt i madh me emrin Bjarke. Ai donte të përfitonte nga toka publike pas teatrit dhe për këtë, njëkohësisht me kohën kur Rama takohej me danezin, legalizoi një zyrë me sipërfaqe as 300 metra katrorë, në mes një trualli të stërmadh ndërtimi prej 9 mijë metrash.

Pra që këtu u krijuan premisat e një afere të stërmadhe. U shpik Fusha gjoja si krijuesi i ofertës së pakërkuar që shitej edhe si pronar trualli.

Kjo u bë leva e Arkimedit për të ngritur në këmbë plane milionëshe.

Në prill 2017 Rama firmosi heqjen e teatrit nga qendra muzeale e Tiranës ku dikur e kishte vendosur vetë. Menjëherë pas kësaj të gjitha institucionet shtetërore u vunë në shërbim të manipulimit, duke bërë që nga ministritë e deri tek institutet shkencore, të prodhonin raporte të rreme për një Teatër Kombëtar që shkakton kancer, që përbën rrezik zjarri, që gjendet në prag shembje në rast tërmeti dhe kostoja e rikontruksionit të të cilit është më e madhe sesa një ndërtim i ri.

Po për këtë u shpik edhe ideja e ligjit special, sepse tjetërsimin e truallit përndryshe do të duhej ta kalonin në këshillin bashkiak të Tiranës, ku socialistët nuk i kishin atëhere ⅔ e votave të nevojshme.

Nën pretendim se duhet patjetër ta bëjmë kryeqytetin me teatrër të ri për të cilin shteti nuk i ka paratë për ta ndërtuar, projekti i gjashtë kullave që do të ndërtonte fusha ishte skandaloz. Ai thyente çdo normë dhe ligj të planit urbanistik. Në sipërfaqen prej 6200 metrash ku do të ngriheshin kullat shfrytëzimi i tokës do të ishte më i larti në Tiranë 63.47%. Por edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikonte maksimalja e kryeqytetit, në rastin e kullave të Fushës do të ishte 6.6.

Pra i gjithë ky biznes sipas të cilit nga parashikimet fitoheshin plot 200 milionë euro bëhej me justifikimin për të nxjerrë para për ngritjen e teatrit.

Revolta qytetare, ndërhyrja e Brukselit dhe shpënia e çështjes në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti e ndalën përkohësisht këtë aferë.

Ato bënë që shqetësimi për ngritjen e grataçielave të ndahej nga propaganda për domosdoshmërinë e një teatri modern.

Që e gjitha kjo ishte një mashtrim u detyruan ta pranojnë vetë nën presion edhe Rama e Veliaj që në fund, pasi sajuan dorëheqjen e Fushës, e pranuan se godinën mund ta ndërtonte shteti duke marrë kredi.

Në fakt, ata hoqën dorë shumë kohë më parë nga thelbi grabitqar i këtij ligji special që së fundi Gjykata e shpalli antikushtetues.

Pra, në një kuptim, vendimi i tanishëm nuk ka asnjë vlerë apo pasojë juridike. Ai ka shfuqizuar një ligj të cilin hartuesit dhe zbatuesit e tij e patën hedhur në kosh shumë kohë më parë.

Por, nga ana morale ai merr goxha peshë. Sepse ai dëshmon se të gjitha aktet antikushtetuese janë bërë enkas. Se cënimi i parimeve të lirisë ekonomike, ruajtjes së trashigimisë, mbrojtjes së autonomisë lokale dhe zbatimit të marëveshjen ndërkombëtare nuk ka qenë i pafajshëm.

Ato ishin të qëllimshme, në emër të një biznesi 200 milionësh.

Pra, ndonëse as nuk mund ta ndalojë masakrën dhe as nuk mund të garantojë rindërtimin autentik të asaj që u shemb, Gjykata Kushtetuese i dha shumë më tepër argumente atyre që mendojnë se shembja e teatrit ka pasur në zanafille një krim ekonomik. Ajo edhe njëherë tregoi me gisht, se kush qenë ata që u renditën në emër të mbrojtjes së interesit publik dhe cilët ishin mercenarët që flisnin gjoja për teatër modern, vetëm e vetëm për të justifikuar vjedhjen.

Në kushtet e një drejtësie të tredhur, ndonëse është e pamjaftueshme, vendimi që dha kushtetuesja nuk mund të konsiderohet pak./lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIramaVeliaj

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe

U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe

Euro 2020/ Të veçantat e katër gjysmëfinalistëve

Euro 2020/ Të veçantat e katër gjysmëfinalistëve

Ekonomia apo shëndeti?Disa rekomandime nga psikologia kur gjërat s'shkojnë mirë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët
Bota

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

by mirseda
19:23 | 05/07/2025
0

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin...

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

Aksidentohen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

19:20 | 05/07/2025
“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

18:53 | 05/07/2025
“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com