E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

U arrestua nga SPAK, si i shpëtoi atentatit në 2019 kryebashkiaku Fatos Tushe

Sot kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Operacioni erdhi pas zbulimit të aferës korruptive me ndërtimin e një kanali vaditës, projekt me vlerë 24 milion lekë. Ai në bashkëpunim me të tjerët ka abuzuar me këtë tender, duke përfituar shuma të mëdha financiare.

Kryebashkiaku Fatos Tushe, dy vite më parë i ka shpëtuar një atentati në zyrë, ku e plagosur rëndë mbeti edhe sekretarja e tij.

Tushe dhe sekretarja e tij mbetën të plagosur, pasi ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi hodhi një granatë në zyrë. Nga shpërthimi i granatës mbeti i plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Granata ofensive ka shpërthyer poshtë një tavoline, e cila ndodhej në paradhomën e kryetarit të Bashkisë Tushe. Sipas ekspertëve anti-eksploziv, kjo ka qenë arsyeja e humbjes së fuqisë së granatës luftarake.

Njohja e 49-vjeçarit me kreun e Bashkisë së Lushnjes është e hershme. Fatos Tushe nuk ka bërë asnjë kallzim penal në polici, lidhur me shantazhet e vazhdueshme nga ish-shoferi i tij personal.

Në 2017, Gëzim Saraçi u largua për herë të fundit nga organika e Bashkisë së Lushnjës, ndërsa burime nga brenda institucionit theksojnë se, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe dy herë të tjera.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...