Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata Kushtetuese me 8 anëtarë, Ilir Toska betohet para Presidentit

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata Kushtetuese me 8 anëtarë, Ilir Toska betohet para Presidentit

Sot u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit Bajram Begaj, të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska. Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. Presidenti Begaj i uroi suksese Ilir Toskës, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Constantine Soupios si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë Alexis Hupin, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Ilir Toska, anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese (nga nëntë gjithsej), u zgjodh nga Gjykata e Lartë më 12 shtator.

Toska është vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e Vettingut. Në listën e KED e dyta ishte renditur gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë. Pas mungesave të krijuara nga procesi i Vettingut, Gjykata Kushtetuese e nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht, me shtimin e zotit Toska në radhët e saj, ajo ka në përbërje 8 anëtarë. Gjykata e Lartë propozon dhe ka të drejtë emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

  1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare
  2. Marsida Xhaferllari, anëtare
  3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
  4. Dr. Elsa Toska, anëtare
  5. Altin Binaj, anëtar
  6. Sonila Bejtja, anëtare
  7. Dr. Sandër Beci, anëtar
  8. Ilir Toska, anëtar

 

 

Tags: Bajram BegajGjykata KushtetueseIlir Toska

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Kriza e energjisë/Qeveria jep fondin e dytë 8 mld lekë për KESH, për të përballuar situatën

Kriza e energjisë/Qeveria jep fondin e dytë 8 mld lekë për KESH, për të përballuar situatën

Fitorja e Melonit në Itali/BE kërkon bashkëpunim konstruktiv!

Fitorja e Melonit në Itali/BE kërkon bashkëpunim konstruktiv!

Itali/ Cilat janë politikat e Melonit?

Itali/ Cilat janë politikat e Melonit?







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com