Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjykata foli, asgjë nuk vlen më…

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata foli, asgjë nuk vlen më…

Nga: Skënder Minxhozi

Ka pasur një heshtje të kujdesshme këto kohë nga ana e ndërkombëtarëve, sa herë që pyeteshin për sherrin mes Metës dhe Ramës, në lidhje me zgjedhjet lokale.

Përkundër kritikave të shpeshta që kanë prodhuar në momente të tensionuara politike, këtë herë ata e lanë debatin mbi 30 qershorin në “duart e shqiptarëve”. Është një çeshtje e brendshme, zgjidheni ju!

Kjo është fraza që u dëgjua në kor nga ambasadorët dhe organizmat ndërkombëtare që folën pasi Ilir Meta “çdekretoi” zgjedhjet.

Tani kjo situatë e habitshme dhe e pakuptueshme ka marrë fund. Kolegji Zgjedhor vendosi t’i japë fund sagës juridike, duke marrë një vendim që pritet t’i japë formë krejt të ndryshme debatit të gjatë për 30 qershorit.

Shumica do të ketë një vendim gjyqësor mbi datën që dëshëron për zgjedhjet, presidenti dhe opozita do të kenë një pengesë më shumë në rrugën drejt pengimit të zgjedhjeve, kurse të huajt do të disponojnë një akt juridik mbi të cilin të bëjnë arbitrin e palëve në orët në vijim.

Hyrja në lojë e Kolegjit Zgjedhor nuk do ta fashisë polemikën politike, por i ka dhënë një drejtim definitiv opinionit zyrtar juridik mbi datën e zgjedhjeve lokale.

Ka qenë një vendimmarrje delikate dhe e shumëpritur, pasi edhe në një ambjent thellësisht mosbesues dhe paragjyklues si ky i yni, kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin dhe të zbatojnë vendimin e saj.

Opozita e ndjeu se Kolegji ishte vënë në lëvizje nga një parti aleate e PS, me qëllimin që ta detyronte këtë gjykatë të shprehej formalisht mbi datën e zgjedhjeve.

Ajo e di se pas vendimit të Kolegjit, nuk ka më asnjë pengesë formale në rrugën drejt zgjedhjeve të të dielës së ardhshme.

Këtë e di edhe Kreu i shtetit, i cili u investua në këtë fazë të luftës politike, me të gjithë arsenalin e institucionit që drejton, duke e ekspozuar veten si një kontigjent të vërtetë sulmi të opozitës, kundër qeverisë dhe kundër zgjedhjeve.

Pas vendimit të Kolegjit, zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë më një problem juridik formal.

Nyja e interpretimit ligjor të datës së zgjedhjeve tashmë zgjidhur. E diela e ardhshme është ajo që të gjithë prisnim: një problem logjistik, një problem rendi e sigurie, jo një çeshtje gare elektorale apo konkurimi alternativash.

Po shkojmë drejt një dite të nxehtë votimesh, por më mirë një ditë e tillë, sesa një dështim i turpshëm në përmbushjen e detyrës bazë të një demokracie: mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Do të votohet pa praninë e një porcioni të madh të spektrit politik e ky është një detaj me peshë mbi imazhin dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por më mirë një palë zgjedhje të këqia se hiç zgjedhje!

Kolegji mori të vetmin vendim të mundshëm dhe që evitoi një figurë të shëmtuar brenda dhe jashtë vendit.

 

Tags: Gjykataskender MinxhoziZgjedhjet

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Balluku: Opozita duhet të ketë kujdes kur nxit luftë

Zgjedhjet/ Balluku: Opozita duhet të ketë kujdes kur nxit luftë

Daçiç: Nuk quhet kompromis, po ta njohim Kosovën në të gjithë territorin

Daçiç: Nuk quhet kompromis, po ta njohim Kosovën në të gjithë territorin

Shqiptarë të fuqishëm!

Shqiptarë të fuqishëm!







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com