Gjykata e Apelit Vlorë caktoi dy ditë më parë masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpi” për Ahmet Isufajn, xhaxhain e Arben Isufajt. Ky i fundi njihet ndryshe edhe si “Ben Qimja”.
Vendimi për ta nxjerrë nga burgu është marrë nga gjyqtarët Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko. Sipas “Report Tv”, shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore jo e mirë.
Që prej ditës kur u arrestua, 65-vjeçari qëndronte në ambientet e spitalit të burgut, ku merrte trajtim mjekësor. Për pasojë, gjyqtarët e zbutën masën e sigurisë me arsyetimin se mund t’i rrezikohej jeta.
Ahmet Isufaj kërkohet nga drejtësia e Kosovës për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Kujtojmë që nipi i tij, Ben Qimja konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia italiane. Ai është akuzuar gjithashtu nga Prokuroria për një vrasje të ndodhur në vitin 2002, por që nuk është provuar në Gjykatë.