Pas votimit të gjuhës shqipe në Maqedonia, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” njofton lajmin e shumëpritur nga shqiptarët.
Xhaferi shkruan se “ Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sapo kaloj.Urime, kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi”.Votimi i gjuhës shqipe me 64 vota pro, ka shkaktuar edhe tensione jashtë dhe brenda kuvendit.
Kreu i VMRO-DPMNES, Nikolas Gruevski tentoi të përplaset me Xhaferin, por ky i fundit ndërpreu seancën për 15 minuta.Gruevski hodhi ujë në drejtim të Xhaferit dhe tentoi t’i ndërpriste fjalën kreut të Parlamentit. Sipas medieve maqedonase, kalimi i gjuhës shqipe është shoqëruar me përplasje dhe tensione jashtë godinës së parlamentit.
Të pranishmit kritikonin kalimin e gjuhës shqipe, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNES nuk morën pjesë në votim.