Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gjonaj në Kukës: Shikoj ngadalësi veprimesh, merrni masa me urgjencë që…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjonaj në Kukës: Shikoj ngadalësi veprimesh, merrni masa me urgjencë që…

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar një vizitë në Kukës ku është takuar me disa nga strukturat më të larta drejtuese të qarkut. Pasi bëri një analizë të hollësishme mbi gjendjen aktuale të zyrave rajonale të përmbarimit, si dhe zyrat e shërbimit të provës në Kukës dhe Tropojë, Gjonaj nënvizoi një sërë problematikash që ka konstatuar duke kërkuar përgjegjshmëri më të lartë ndaj shërbimeve që duhet t’i ofrohen qytetarëve.

Me një gjuhë kritike, ministrja ka treguar disa nga shqetësimet që i vijnë nga banorët e zonës, ku nisur edhe nga to, u shpreh se “brenda datës 30 korrik ju do të keni treguesit e punës për planin që duhet të realizoni për shërbimet ndaj qytetarëve. Nëse deri më 30 tetor kur të bëjmë analizën e radhës, ky plan nuk është përmbushur plotësisht dhe treguesit nuk janë arritur, përgjegjësia bie mbi drejtuesit e të gjitha institucioneve të varësisë, të cilët do të largohen nga detyra”.

“Shikoj një ngadalësi veprimesh sidomos në shërbimet përmbarimore që duhet të ofrohen nga zyrat e përmbarimit shtetëror. E di që ka edhe arritje pozitive apo përmirësime të ndjeshme, por nëse në sektorë të tjerë po ecim mirë, ne s’mundet kurrsesi që të vazhdojmë të qëndrojë në këtë nivel në shërbimin përmbarimor me impaktin që përcjell te qytetarët. E kuptoj vështirësinë e titujve që vijnë në zyrat e përmbarimit shtetëror të cilat kanë vështirësi në zgjidhje, por suksesi i performancës suaj varet në ekzekutimin e të gjitha rasteve. Duhet që t’i dalim në ballë të gjithë së bashku pasi s’mund të imagjinohet më sjellja e një administrate që ka fytyrën e vitit 2019, por në fakt vepron si të jetë e shumë viteve më parë pa u shqetësuar fare ç’ndodh nesër me qytetarët që presin zgjidhjen nga institucionet shtetërore. Problemi i parë i mosfunksionimit të zyrës nis nga ju si drejtues. Merrni masa me urgjencë që e gjithë zyra të jetë në shërbim të qytetarëve duke ndryshuar mentalitetin në çdo zyrë të çdo skaji të Shqipërisë. Prioriteti i luftës kundër korrupsionit është një prioritet i cili do të intensifikohet në masa parandaluese dhe ndëshkuese. Këtë e deklaroj jo vetëm në cilësinë e Institucionit epror por edhe si koordinatore kombëtare antikorrupsion. Asnjë sjellje e administratës nuk duhet të lërë shteg për perceptimin e qytetarëve që sorrollaten për korrupsion” apeloi Gjonaj.

Gjithashtu, ministrja e Drejtësisë ka zgjedhur që të ketë një takim edhe me drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste në qark. Ajo u mikëprit nga perfekti i qarkut Zenel Kuçanaj cili i shprehu konsideratën për kontributin e ofruar lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Kuçanaj ka vlerësuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë ku ndër të tjera nënvizoi se ky qark do të forcohet edhe më tej falë mbështetjes së ofruar. Përpos vlerësimeve që ka bërë lidhur me angazhimin në fushatën elektorale të 30 qershorit, në fjalën e saj, ministrja Gjonaj i ka bërë thirrje drejtuesve socialistë në qark që të tregojnë kujdes ndaj qytetarëve për të mos zhgënjyer besimin e tyre.

“Në kuadër të vizitave që ministrat bëjnë në qarqe, më vjen mirë që gjendem sërish në Kukës. Është për t’u lavdëruar fakti që ky qark ka pasur një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e 30 qershorit. Pavarësisht retorikave politike dhe të shkuarës si një bashki e djathtë, kjo e bën një rezultat akoma edhe më të mirë. Edhe pse me probleme ekonomike prej dekadash, qytetarët e tre bashkive të qarkut përsëri i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e tyre. Këtë besim me votë, duhet t’ua shpërblejmë duke punuar pa ndasi për të gjithë. Unë besoj se të gjitha çështjet, sidomos ato të karakterit ekonomik ,do të kenë një zgjidhje afatgjatë me politikat që kryetarët e bashkive do të ndërmarrin, duke vendosur theksin te profesionalizmi i shërbimit që do t’u ofrohet qytetarëve, turizmi dhe rritja e vendeve të reja të punës”, nënvizoi ajo.

Gjonaj ka zgjedhur që të ndalet edhe te implementimi i Reformës në Drejtësi të cilën e ka cilësuar si shtyllën kryesore të demokracisë. “Si ministre Drejtësie, në fushën e përgjegjësisë që mbuloj, ju tashmë i shihni në nivel kombëtar rezultatet që ne po arrijmë pas çdo dite duke transformuar një sistem të tërë. Gjithçka fillon nga ajo pasi është shtylla kryesore e një demokracie të shëndetshme, ndaj ne jemi të vendosur për t’i dhënë shqiptarëve shtetin e së drejtës që meritojnë”, u shpreh Gjonaj.

Teksa pasqyroi punën e bërë në luftën kundër korrupsionit, në cilësinë e koordinatores kombëtare të këtij aksioni gjithëpërfshirës ajo ka zgjedhur të njoftojë edhe jetëzimin e planit të integritetit për punonjësit e administratës publike.

“Çështjet nga të cilat qytetarët preken dhe impaktohen në mënyrë të vazhdueshme, janë ato të korrupsionit. Si koordinatore kombëtare e luftës antikorrupsion, kemi marrë një sërë masash që s’janë aspak të lehta. Ajo është shtrirë në dy plane: Në atë parandalues dhe masave represive-ndëshkuese. Të gjithë treguesit që kemi arritur deri tani dhe të prezantuara dhe për publikun janë reale pasi vijnë nga identifikimi i problematikave për shpërdorime detyre apo çështje korruptive.

Zyrtarë të lartë, drejtues dhe punonjës të thjeshtë, janë shkarkuar apo janë referuar në Prokurori. Puna e task-forcës vazhdon me profesionalizëm në mënyrë periodike, të rregullt dhe me seriozitet për të arritur qëllimet e vendosura. Besoj se përveç pjesës së pushtetit qendror dhe agjencive të saj, qasja e re do të jetë edhe në kontrollin e shërbimeve që ofrohen nga pushteti vendor. Koordinatori kombëtar për antikorrupsionin mbulon luftën kundër korrupsionit në nivel kombëtar duke përfshirë edhe masat që duhet të marrë pushteti vendor apo institucionet e pavarura. Një projekt në proces është miratimi i planit të integritetit për punonjësit e administratës publike i cili do të nisë zbatimin nga Ministria e Drejtësisë dhe institucionet e saj të varësisë”, përfundon Gjonaj.

Tags: GjonajKukesngadalesiurgjencë

TË LIDHURA

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje
Aktualitet

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse
Aktualitet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

08:44 | 15/04/2026
Next Post
Fuga: Ja pse ka shumë rëndësi funksionimi i Akademisë së Shkencave

Fuga: Ja pse ka shumë rëndësi funksionimi i Akademisë së Shkencave

“Ke menduar të krijosh një parti?” Hajdari: S’bëj kompromis me parimet e mia

“Ke menduar të krijosh një parti?” Hajdari: S’bëj kompromis me parimet e mia

Basha nga Kurbini: Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama

Basha nga Kurbini: Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

by mirseda
09:24 | 15/04/2026
0

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që...

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

08:44 | 15/04/2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

08:32 | 15/04/2026
Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com