Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gjoba 10 milionë lekë deri në mbyllje të mediave që nuk i binden Ramës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gjoba nga 10 milionë lekë deri në mbyllje të përkohshme ose të përhershme, parashikohen si masë ndëshkimore ndaj mediave që nuk i binden kryeministrit Rama. Në projektligjet e propozuara së fundi nga qeveria për të famshmen “paketë antishpifje”, jepen dy argumenta kryesore: këto media, portale, nxisin vepra penale apo nuk janë në përputhje me moralin publik.

Partia Demokratike e konsideron nismën e qeverisë, si rrezikim të lirisë së medias në Shqipëri. Një reagim ka ardhur nga deputetja Albana Vokshi. Ajo ka thënë në një deklaratë për mediat se liria e medias duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor në gjetjen e mekanizmave vetërregullues, që ndalojnë Ramën dhe Qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e lajmeve.

Deklarata e plotë e Vokshit:

“Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online, janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij, të çdo burimi informacioni në vend.

Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.

Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale.

Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale, apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë, ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.

Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjistrohen pranë AKEP-it, një agjensi e kontrolluar nga qeveria, pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë.

Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online.

Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën çdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s, duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të.

Asnjë nga këto parashikime antidemokratike nuk është model i ndonjë vendi të Bashkimit Europian.

Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias.

Partia Demokratike i konsideron dy projektligjet, antikushtetuese, që cënojnë rëndë lirinë e medias, lirinë e fjalës si dhe të drejtën kushtetuese për informim të qytetarëve.

Për Partinë Demokratike, këto dy projektligje janë të rrezikshme. Ndaj PD do të bëjë gjithçka për ta ndalur rënien e një tjetër muri mbrojtës të demokracisë.

Për PD është jetike që kjo hapësirë informative te mbetet e lire dhe e pavarur. Liria e medias duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor në gjetjen e mekanizmave vetërregullues, që ndalojnë Ramën dhe Qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e lajmeve.

Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria.

Protesta për Teatrin, protesta e banorëve të Unazës së Re, protesta e studentëve treguan se Edi Rama është i dobët. Ai ka frikë nga protestat, dhe se është gjuha e vetme që ai kupton!”.

 

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026
Aktualitet

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Politikë

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026
Next Post

Kamer Qaka kthehet në çështje, rumunët sakrifikojnë liderin për 200 mijë euro

Një gjest për tu vlerësuar, Haradinaj shpërndan kartolinat e para

Incidentet ajrore me Turqinë, grekët mbledhin Këshillin e Sigurisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

by mirseda
21:34 | 05/06/2026
0

Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori...

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026

“Më erdhi keq, Leaon e dua shumë”, Bartezagi: Alegrit i uroj më të mirën

21:18 | 05/06/2026

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026

Tubimi për projektin në Zvërnec, protestës i bashkohen edhe qytetarët në Elbasan, Kukës dhe Korçë

20:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com